• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Policia aksion të befasishëm në aeroport, arrestohet punonjësi i Rinasit dhe një 23-vjeçare

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Policia aksion të befasishëm në aeroport, arrestohet punonjësi i Rinasit dhe një 23-vjeçare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka finalizuar ditën e sotme operacionin “NEË START” , si rezultat i të cilit kanë rënë në pranga dy persona.

Sipas informacioneve të policisë janë arrestuar një vajzë me iniciale XH.K 23 vjeçe dhe Roland Keçi, 43 vjeç, ky i fundit punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me skaner në aeroport.

Punonjësi i aeroportit në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara italane të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit për në Romë, me destinacion Mbretërinë e Bashkuar, vajzën me iniciale XH.K.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Finalizohet operacioni policor “NEË START”.

Operacioni nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihen në pranga dy shtetas, njëri punonjës i skanerit në aeroportin e Rinasit.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë vitit 2019 nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihme, kundrejt fitimit, për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme u finalizua me sukses operacionin e koduar “NEË START”, si rezulatat i të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

Xh. K., 23 vjeçe, banuese në Mat. Arrestimi i saj u bë si e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

 

  1. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me skaner, në terminalin në varësi të TIA-s. Ky shtetas ka qenë i proceduar më parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular.

    Arrestimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Shtetasja XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

Në bashkëpunim me specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë u organizua puna dhe pas hetimeve të para hetimore rezultoi se:

Shtetasi R. K., punonjës i aeroportit të Rinasit në kontrollin me skaner, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasen Xh. K..

Vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfsihrë në këtë veprimtari të paligjshme, pasi dyshohet se kanë pajisur edhe shtetas të tjerë me dokumente të falsifikuara, që do t’i ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

“Presidenca e OSBE filloi me ‘rrëmbim personi’ Ish-deputeti ngre dyshime: Ndodhi me 1 janar kur të gjithë pushonin…

Para

Zyrtare/ Zoran Zaev firmos dorëheqjen, nuk është më kryeministër

Para
Zyrtare/ Zoran Zaev firmos dorëheqjen, nuk është më kryeministër

Zyrtare/ Zoran Zaev firmos dorëheqjen, nuk është më kryeministër

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

nga Fast News
09:00 | 29/01/2026
0

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

nga Fast News
08:30 | 29/01/2026
0

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

nga Fast News
08:00 | 29/01/2026
0

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

nga Fast News
07:30 | 29/01/2026
0

Recent News

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

09:00 | 29/01/2026
Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

08:30 | 29/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar