Një nga evenimentet më të përfolura për vitin 2019 që sapo lamë pas është ai i edicionit të 58 të Festivalit të Këngës në RTSH, i organizuar nga regjisorja Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu.
Mirëpo mesa duket së shpejti do të organizohet një tjetër festival.
Ky fakt është treguar nga këngëtari dhe kantautori i njohur Gjergj Leka në programin “Soiree”.
Ai ka rrëfyer se vitin që vjen do të sjellë dhe ai një festival.
Gjatë momentit që drejtuesja Jonida Shehu ka pyetur njërën nga të ftuarat, këngëtaren Fitnede Tuda nëse do të dëshironte të ngjitej në festival, Gjergj Leka ka treguar se ai vetë do të organizojë një festival.
Ai është shprehur gjithashtu se nuk ka frikë nga konkurenca.
“Unë nuk e kam thënë akoma, por vitin tjetër do bëj një festival. Unë ua bëj ftesën që sot”, u shpreh Gjergj Leka duke iu drejtuar artistes Fitnete Tuda.