Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shifrat e frikshme/ Familjet shqiptare që konsumojnë mbi 20 mijë lekë në muaj…

nga Fast News
7 years më parë
në Ekonomi
0
Shifrat e frikshme/ Familjet shqiptare që konsumojnë mbi 20 mijë lekë në muaj…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Familjet e shtresës normale dhe të mesme, që konsumojnë mbi 20 mijë lekë në muaj po vijnë në ulje, ndërkohë që po rriten ato që konsiderohen si të varfra, që konsumojnë më pak se 20 mijë lekë në muaj. Konstatimi është bërë nga Banka e Shqipërisë në një vrojtim të fundit për shpenzime e familjeve.

Brenda të njëjtit kampion që intervistoi Banka e Shqipërisë këtë vit u vu re një rënie e numrit të familjeve që konsumojnë nga 20-50 mijë lekë në muaj.

Sipas grafikut më poshtë shihet se ky grup familjesh përben shtresën e mesme dhe grupimin më të madh të njësive familjare në vend. Përgjatë gjysmës së parë të vitit 2019 Banka në të gjithë vendin vuri re një tkurrje të familjeve më të ardhura të larta dhe rritje të familjeve me të ardhura më pak se 20 mijë lekë.

Rreth 50.4% e të përgjigjurve vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin ’20-50 mijë lekë’, dhe kjo peshë ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nga ana tjetër, pesha e familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta (mbi 50 mijë lekë në muaj) ka shënuar rënie të lehtë në terma 6-mujorë dhe në terma vjetorë. Prirja e kundërt vihet re në rastin e dy grupeve me nivelet më të ulëta të shpenzimeve me më shumë se 4%.

Gjatë 6-mujorit në analizë, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të të ardhurave, duket se është zhvendosur pak drejt niveleve të ulëta krahasuar me 6-mujorin e kaluar.

Kështu, pjesa më e madhe e familjeve (rreth 53% e tyre) vijon të mbetet në nivelin ‘17-50 mijë lekë’. Nga ana tjetër, rreth 11% e tyre deklarojnë të ardhura të ulëta mujore “deri në 17 mijë lekë” (në rritje me 1 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e dytë të vitit 2018), 27% deklarojnë të ardhura mujore ‘50-100 mijë lekë’ dhe 7% deklarojnë të ardhura në nivelin “100-200 mijë lekë”.

Banka e Shqipërisë e formuloi indeksin e shpenzimeve si shumë e peshuar e frekuencave në % të përgjigjeve me koeficientët e përcaktuar për çdo interval si në vijim: ‘deri në 10 mijë lekë’ me 0.2; ‘10-20 mijë lekë’ me 0.4; ‘20-50 mijë lekë me 0.6’; ‘50-100 mijë lekë me 0.8’ dhe ‘mbi 100 mijë lekë’ me 1. Vlerat e marra për çdo vit janë kthyer në indeks me bazë vitin 2010 =100. Rritja e vlerës së indeksit nënkupton rritje të nivelit të shpenzimeve të domosdoshme./monitor

Pas

“E ka humbur topin” Albin Kurti i përvishet Ramës, ndërhyn Zheji: Kjo që thatë është e rëndë…

Para

Përse trupi kërkon më shumë ushqim në dimër?

Para
Përse trupi kërkon më shumë ushqim në dimër?

Përse trupi kërkon më shumë ushqim në dimër?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fëmijët e suksesshëm dallojnë me këto dy aftësi

Fëmijët e suksesshëm dallojnë me këto dy aftësi

nga Fast News
09:00 | 15/08/2026
0

Ekonomia përballë rritjes dhe sfidës së mirëqënies

Ekonomia përballë rritjes dhe sfidës së mirëqënies

nga Fast News
08:00 | 15/08/2026
0

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

nga Fast News
22:39 | 14/08/2026
0

Emergjenca nga zjarret, ekspertja: Të rishikohet roli i bashkive

Emergjenca nga zjarret, ekspertja: Të rishikohet roli i bashkive

nga Fast News
22:03 | 14/08/2026
0

Recent News

Fëmijët e suksesshëm dallojnë me këto dy aftësi

Fëmijët e suksesshëm dallojnë me këto dy aftësi

09:00 | 15/08/2026
Ekonomia përballë rritjes dhe sfidës së mirëqënies

Ekonomia përballë rritjes dhe sfidës së mirëqënies

08:00 | 15/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora