• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Albin Kurti tregon se kur do të hiqet taksa me Serbinë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Albin Kurti tregon se kur do të hiqet taksa me Serbinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e formuar nga Lëvizja Vetëvendosja nuk do ta heqë taksën 100% ndaj mallrave serbë. Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për emisionin “360 gradë” me Artur Zhejin në RTV Ora tha se taksa do të hiqet vetëm kur të vendoset reciprociteti i plotë politike, ekonomik e tregtar.

Ndër të tjera ai deklaroi se edhe pse është miratuar në Kuvend që në vitin 2011 asnjë qeveri nuk e zbatuar rezolutën për reciprocitetin, duke premtuar se qeveria e formuar prej tij do të jetë e para që do ta zbatojë.



Pjesë nga intervista:

Albin Kurti: Qeveria jonë nuk do heqë tarifën 100% pa e vendosur reciprocitetin e plotë.

Artur Zheji: Pra nuk kemi një heqje imediate të taksës 100%?

Albin Kurti: Kurrë nuk kam thënë ashtu. Ma gjeni ku kam thënë heqje tarife 100%.

Artur Zheji: Nuk e kam polemikë, dua thjesht e zeza mbi të bardhë ta di si është deklarata juaj dhe njëherë për taksën 100% ndaj mallrave serbe?

Albin Kurti: Më 7 dhjetor 2011 është miratuar rezoluta në Kuvend, ne kemi qenë në opozitë për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Asnjë qeveri nuk e ka zbatuar këtë rezolutë. Kjo do të jetë qeveria e parë që e zbaton. Pra reciprocitet i plotë me Serbinë.

Artur Zheji: Ky është premtim, dakord. Tani taksa 100% do të hiqet vetëm nëse do të ketë reciprocitet të plotë me Serbinë. Do të thotë asnjëherë!

Albin Kurti: Pse asnjëherë?

Artur Zheji: Po, sepse nuk ka për ta bërë ndonjëherë Vuçiç.

Albin Kurti: Le ta thotë ai vetë, s’kemi nevojë ta themi ne. Ne vendosim reciprocitetin si parim tonin, njoftojmë faktorët ndërkombëtarë për këtë gjë dhe presim që në Serbi të vlejnë diplomat e Universitetit të Prishtinës, Bujanovac, Preshevë, Medvegj. Presim që në Serbi të pranohet patenta e shoferit të Kosovës, në Serbi të pranohet certifikata e prodhimit të mallit në Kosovë, në Serbi të pranohen targat e automjeteve me Republikën e Kosovës, sepse me të Republikës së Serbisë mund të hyjnë etj.

Artur Zheji: Presim që Serbia të njohë Kosovën si shteti i pavarur, nuk është kusht ky, se këtë kush kishte dhe Ramushi?

Albin Kurti: Këtë gjë mund ta kemi, mund të mos e njohim asnjëra dhe ky është reciprocitet në fund të fundit. LVV do ta heqë tarifën 100% ndaj Serbisë duke zëvendësuar me parimin e reciprocitet të plotë politike, ekonomik e tregtar. Ne e zëvendësojmë tarifën me reciprocitetin.

Marrë nga ‘ora news’.

Pas

Fier/Ulet numri i lindjeve, ja faktorët kryesorë…

Para

“E ka humbur topin” Albin Kurti i përvishet Ramës, ndërhyn Zheji: Kjo që thatë është e rëndë…

Para
“E ka humbur topin” Albin Kurti i përvishet Ramës, ndërhyn Zheji: Kjo që thatë është e rëndë…

“E ka humbur topin” Albin Kurti i përvishet Ramës, ndërhyn Zheji: Kjo që thatë është e rëndë…

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar