Edhe ky vit nuk kaloi pa sherre në showbizin shqiptar të cilat duhet thënë shpeshherë marrin vëmendjen më të madhe. Këto janë sherret më të bujshme të këtij viti, ato që u komentuan gjatë, mbushën portalet me lajme dhe patën reagime të shumta.
E nisim me sherrin që filloi në mars të këtij viti – Trejsi Sejdini – Roza Lati – Enca
Trejsi e ftuar në emisionin e Rozës “Why not”, thumboi publikisht Encën me deklaratën e saj. E pyetur nëse nuk kishte kryer ndonjëherë marrëdhënie ashtu si Enca, Trejsi u përgjigj: “Sa është një Enca janë tre Trejsi. Si mund të mos jetë e virgjër Enca. Kush e mban në krik Encën”. Pas kësaj deklarate, Enca reagoi e ftuar në “Xing me Ermalin” ku u shpreh se vajzave me një fjalor të tillë u vë vizën dhe nuk la pa cekur edhe Roza Latin duke u shprehur se i vjen inat me emisionet që ftojnë personazhe të tillë për të folur kundra saj. Enca u shpreh se Roza e ka ftuar Trejsin për të zëvendësuar mungesën e saj pasi nuk i kishte shkuar në emision. Sherri vazhdoi sepse Roza i ktheu përgjigje Encës me anë të disa postimeve në Instagram. Ndër të tjera Roza e quante Encën ‘fundin e fundit të bishtit të kavallit’. Enca reagoi me një video ku këndonte “Ti je xheloze për mua”.
Zerka – Samanta –Ronela
Sherri nisi nga një deklaratë e Zerkës i cili i ftuar në “Shiko kush luan” tha se Samanta nuk e meriton famën. Samanta reagoi ashpër me një postim në Instagram ku shkruante “O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”. Samantës nuk i doli inat dhe më vonë deklaroi se nuk do bashkëpunonte kurrë me Zerkën ose Ronelën. Ndërsa Ronela reagoi më vonë për këtë sherr duke u shprehur “Ma keni bërë Samantën si dashnore”. Pak kohë më parë në një intervistë për “Prive”, Zerka e quajti mosmirënjohëse Samantën. “Unë nuk njihem që shkaktoj sherre. Isha në një pozitë që duhet të zgjidhja. Nuk e di pse e mori aq personale. Më vjen keq për njerëzit që janë mosmirënjohës”, u shpreh Zerka.
Kejvina – Françeska – Einxheli – Oriola
Edhe modelet bukuroshe nuk kanë mbetur larg vëmendjes këtë vit, jo vetëm duke ekspozuar format trupore, por edhe për sherret. Fillimisht u komentua shumë sherri mes Kejvinës dhe Françeskës. Ndonëse arsyeja nuk u bë e ditur, Kejvina e ftuar në “Mos i fol shoferit”, e pranoi se vajzat nuk flasin më me njëra-tjetrën. Mirëpo më i bujshëm ishte sherri mes Einxhelit, Kejvinës dhe Oriolës i cili u tha se përfundoi në përplasje fizike. Einxhel e ftuar tek “Rudina” pak ditë më parë tha se i ka falur dy modelet dhe se i mbështet femrat. Mirëpo kjo nuk u prit mirë nga Kejvina dhe Oriola. Kejvina akuzoi Einxhelin se ka ndërhyrë tek një projekt i saj për t’i prishur punë dhe Oriola gjithashtu reagoi duke u shprehur se Einxhel është fallco. Si përfundim, gocat akoma nuk i kanë zgjidhur gjërat mes tyre!
Flori Mumajesi – Sabri Fejzullahu – Ermal Fejzullahu
Ilda – Shako
Një nga sherret më të komentuara të këtij viti ishte edhe mes Ilda Bejlerit dhe Dritan Shakohoxhës. Në fillim u bë e ditur nga mediat se Ilda ishte larguar nga Supersport pas një sherri me Shakohoxhën. Ky i fundit në një intervistë për “Pushime on top” u shpreh se ka qenë i pari që e ka punësuar Ildën dhe ishte po ai që i dha lajmin e largimit nga puna. Ilda nuk e priti mirë këtë deklaratë dhe reagoi me një postim në Instastory ku shprehej: “Nga puna të heqin e të marrin pronarët, jo komentatorët e ndeshjeve”. Moderatorja nuk e la me kaq dhe e ftuar në “Wake up” foli sërish për këtë temë. “Shakohoxha është nga ata njerëz që unë s’e kuptoj profesionin që ka, një herë del menaxher gazetarësh, një herë menaxher futbollistësh, një herë del brigadier, një herë drejtor, një herë komentator. I uroj të gjejë veten mbi të gjitha”, u shpreh Ilda.
Shyhrete Behluli – Motra Mustafa
Këngëtaret shumë të njohura kosovare u përfshinë në një sherr publik pas akuzave për kopjim të këngës. Motrat Mustafa akuzuan Shyhreten se e ka huazuar idenë e një kënge që i dedikohej nënës. Në një intervistë për “Prive, Shyhrete u bëri thirrje motrave Mustafa që t’i kërkojnë falje duke u shprehur se ato e kanë bërë me qëllim që t’i njollosin emrin dhe karrierën. Njëra prej motrave Mustafa reagoi me një postim në rrjete sociale ku shprehej se Shyhretja nuk kishte thënë asgjë të vërtetë. Shyhretja vendosi ta mbyllë sherrin duke i hequr motrat Mustafa nga Instagrami e duke prishur kështu shoqërinë me to.
Sherri mes Unikkatil dhe Dudës.
Sherri mes Unikkatilit dhe Dudës nisi në një koncert në Gjilan. Unikkatil do performonte në Gjilan, që është dhe vendlindja e Dudës dhe ky i fundit reagoi ashpër. Duda deklaroi se nuk do e lejonte Unikkatilin të përformojë në vendlindjen e tij dhe se pa lejen e tij nuk e shkelte dot atë vend. Unikkatil e mbajti koncertin dhe i dha një mesazh Dudës. “Lejen për me knu n’Gjilan le ta shtyn n’both”, tha Unikkatili. Duda reagoi me një postim në Instagram ku shkruante: “Ska pas Gjilangi aty krejt sigurim jon”.
Fero – S4MM – Arbenita
Këtë vit mori vëmendje edhe sherri mes Feros dhe S4MM. Fero dha koncert në Tetovë, në vendlindjen e Saimirit dhe i çoi një mesazh reperit duke e quajtur “këlysh”. Madje në sherrin mes tyre ndërhyri edhe Arbenita e cila e quajti reperin “Kopil”. Pas Feros, edhe S4MM dha koncert në Tetovë ku tha fjalë të rënda në drejtim të Feros dhe Arbenitës. Sherri mes tyre vazhdoi me postime ofenduese në rrjete sociale.
Polemikat në Festivalin e Këngës
Polemikat për festivalin nisën muaj përpara. Në fillim ishte kompozitorja Diana Ziu ajo që u vendos në qendër të vëmendjes me deklaratat e saj ku akuzonte Vera Grabockën e Alketa Vejsiun. Më pas tema kryesore u bë Elvana Gjata dhe Arilena Ara. Jo vetëm fansat, por edhe personazhe të njohur nisën të bënin statuse ku shpreheshin të pakënaqur. Për ditë me rradhë në rrjet u bë një zhurmë e madhe ndërkohë që edhe Alketa Vejsiu si rrallëherë u përfshi në këtë ‘sherr publik’ le ta themi, duke shprehur hapur që juria shqiptare sipas saj u tregua e padrejtë.
Debatet në Këngën Magjike
Edhe në këtë festival, polemikat nisën pas shpalljes së fitueses, Eneda Tarifa. Duke qenë se shumë fansa prisnin që fitoren ta merrte Fifi dhe kjo nuk ndodhi, nisën aludimet se Eneda dhe Fifi kanë bërë sherr pas festivalit. Shkak u bë edhe fakti që këngëtaret e hoqën njëra-tjetrën nga lista e ndjekësve në Instagram. Debat u bë edhe për pikët që artistët i dhanë njëri-tjetrit dhe gjithashtu për vlerësimet e jurisë. Ardit Çuni u shpreh publikisht se i kishte ngelur hatri me Enedën që nuk e kishte vlerësuar me pikë dhe publikoi një video ku ajo shprehej se i kishte pëlqyer shumë kënga e tij. “Kur miqtë të lajnë e të lyejnë dhe në fund të japin 0 pikë. Ah mikja ime sa keq më vjen për ty dhe fletën tënde të votimit kushdo ta ketë plotësuar”, shkruante Arditi. Ndërsa Xheisara u kap me anëtaren e jurisë, Jonida Maliqin e cila nuk e vlerësoi në gjysmëfinale. “Më thonin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës po s’kam bërë kurrë nga këto. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua”, u shpreh Xheisara e ftuar në “Thumb” duke treguar edhe mesazhin që i kishte dërguar Jonidës. “Shpresoj mos të ngelem për shumë gjatë në ndërgjegjen tëndë”, ishte mesazhi që i kishte çuar Xheisara./Xing.al