Pas publikimit të përgjimebe zyrtare të Prokurorisë duke i kërkuar Hermes Nikaj, të votonte e i premtonte 20 mijë lekë, moderatorja Dajana Shabani ka reaguar duke mohuar përfshirjen e saj në këtë ngjarje.
Me anë të një videoje në Instagram, moderatorja Dajana Shabani shprehet se ajo nuk ka lidhje fare me arrestimin e ‘Zogut të Tiranës’, pasi nuk mban përgjegjësi për jetën e tij private, ndërsa për përgjigjet shton se ka qenë një batutë live në emision.
“Përshëndetje të dashur miq, po u marr vetëm pak minuta për të bërë një sqarim të vogël nëpërmejt Instagramit. E para ka një tendencë dashakeqëse nga portalet që pas arrestimit të kolegut tim për të më lakuar dhe emrin tim. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi personale dhe private të një kolegu. Më pas po përmendem për shit-blerje të votës. Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë, mes miqsh. Pra ju lutem në rastin kur përmnendi emrin tim, mos bëni tituj të cilat nuk kanë të bëjnë fare me përfshirjen time në shumë çështje. Ju uroj gëzuar festat sdhe faleminderit që më ndoqët, siç do thoshte një miss: Paqe në botë”, shprehet Dajana.
Por emisioni që ka prezantuar Shabani dhe Zogu i Tiranës ka qenë nga e hëna në të premte dhe nuk jepej ditën kur votohet në Shqipëri. Po ashtu Prokuroria shprehet se përgjigjimet janë telefonike dhe jo ambientale, që gjë konfirmohet dhe biseda mes dy kolegëve.