• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

U dolën në mbrojtje minatorëve, rojet e TEG përplasen me të rinjtë e OP, arrestohen nga policia

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
U dolën në mbrojtje minatorëve, rojet e TEG përplasen me të rinjtë e OP, arrestohen nga policia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dje në qendrën tregtare TEG, aktivistët e Organizatës Politike, kanë shpërndarë fletushka të vogla që vinin në mbrojtje të minatorëve.

Pas këtij akti, menjëherë aktivistët janë marrë me fórcë nga rojet e sigurisë,  duke u tërhequr zvárrë dhe janë futur në disa dhoma të qendrës tregtare. Sipas aktivistëve dhe pamjeve të publikuara nga Organizata Politike në Facebook, ata janë dhúnuar bárbarisht. Tre prej tyre, Frenklin Elini, Bislim Lakna dhe Enriko Peçulii janë arrestuar. Ndërsa të tjerë si  Mirela Ruko, Vitori Çipi,  Albina Ruko dhe Xheni Hajdari janë shoqëruar.

“Sipas dëshmive, një numër i madh policësh privatë dhe gangsterësh pa uniformë i kanë futur me zór aktivistët në një dhomë të vogël brenda TEG-ut dhe për mbi 15 minuta kanë ushtruar dhunë fIzike dhe psikologjike ndaj tyre. Shtatë vajza dhe djem janë goditur me grushte në trup dhe shkélma në bark. Në skena që kujtojnë torturat ç’njerëzore të kampeve si Guantanamo, aktivistët janë detyruar të shtrihen përtokë dhe aty janë goditur sërish, sharë me fjalor rrugaçëror dhe kërcënuar me jetë nga qentë e ndërsyer të Samir Manes, të cilët çméndeshin sa herë përmendej emri i padronit të tyre dhe i minatorëve të pushuar nga puna.”, thuhet në reagimin e OP-së. 

Reagimi i Orgatizës Politike:

DHUNA PERVERSE E SAMIR MANES DHE SHTETI LEGEN NËN KËMBËT E TIJ

Mbrëmë rreth orës 18 një grup aktivistësh të Organizatës Politike kanë shpërndarë te TEG-u një fletushkë ku denoncohej shtypja e minatorëve të Bulqizës nga kryeoligarku Samir Mane. Sipas dëshmive, një numër i madh policësh privatë dhe gangsterësh pa uniformë i kanë futur me zor aktivistët në një dhomë të vogël brenda TEG-ut dhe për mbi 15 minuta kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre. Shtatë vajza dhe djem janë goditur me grushte në trup dhe shkelma në bark. Në skena që kujtojnë torturat çnjerëzore të kampeve si Guantanamo, aktivistët janë detyruar të shtrihen përtokë dhe aty janë goditur sërish, sharë me fjalor rrugaçëror dhe kërcënuar me jetë nga qentë e ndërsyer të Samir Manes, të cilët çmendeshin sa herë përmendej emri i padronit të tyre dhe i minatorëve të pushuar nga puna.

Mbërritja e policisë së shtetit i ka shpëtuar aktivistët nga pasoja edhe më të rënda për jetën dhe shëndetin e tyre. Po fatkeqësisht, me urdhër nga lart, policia e shtetit në vend se të arrestonte dhunuesit e aktivistëve paqësorë, ka mbajtur në gjendje shoqërimi 7 aktivistët. Të paktën në një rast një oficer i Policisë Gjyqësore ka ushtruar presion psikologjik ndaj aktivistëve që të firmosnin deklarata të ndryshme nga e vërteta.

Pas rreth shtatë orësh, policia ka liruar aktivistet Vitori Çipi, Mirela Ruko, Xheni Hajdari dhe Albina Ruko, duke u treguar se ndjekja penale ndaj tyre do të vazhdojë në gjendje të lirë. Në kundërshti me ligjin dhe logjikën minimale, tre aktivistët e tjerë – Frenklin Elini, Bislim Lakna dhe Enriko Peçuli – janë konsideruar në gjendje arresti dhe do të mbahen të izoluar për 72 orë.

Faji i aktivistëve tanë është se bënë brenda pronës së pandershme të Samir Manes atë që ai bën përditë në shtëpitë tona, duke na qelbur sheshpushimin përpara derës me reklamimin e mallrave të tij: shpërndanë fletushka.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Erdogan prezanton makinën e parë të prodhuar në Turqi, ja sa do të kushtojë

Para

Vidhet argjendaria në qendër të Korçës, policia në kërkim të autorëve

Para
EMRI/ Grabitet banesa e të dënuarit, ‘skifterët’ maskohen si policë dhe marrin kasafortën me 300 mijë euro

Vidhet argjendaria në qendër të Korçës, policia në kërkim të autorëve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

nga Fast News
09:00 | 29/01/2026
0

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

nga Fast News
08:30 | 29/01/2026
0

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

nga Fast News
08:00 | 29/01/2026
0

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

Miratohet Kadastra Fiskale, bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti

nga Fast News
07:30 | 29/01/2026
0

Recent News

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

09:00 | 29/01/2026
Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

08:30 | 29/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar