Në Kamenicë një e mitur është mbyllur në shtëpi e traumatizuar dhe e frikësuar. 16-vjeçarja me inicialet E.K., thotë se nuk po vë gjumë në sy që prej ditës kur një i rritur 23-vjeç me inicialet M.K., nga i njëjti fshat e përdhunoi seksualisht. I akuzuari për dhunim ndodhet në arrest shtëpiak.
“Ma ndaloi makinën tek këmbët edhe veç e ktheva kokën për ta parë kush është, më tha hip në makinë ndërsa unë i thash jo. Me ka futur pas në mjet. Më ka çu te Hotel Lata”, ka thënë e dhunuara.
Ndërsa nëna e saj tregon se atë natë vajza nuk ka fjetur fare. Për këtë të njëjtën gjë pohon edhe viktima.
“Nuk guxoj të shkoj në shkollë, edhe natën trembem, sikur shikoj një makinë që ndalon edhe trembem”, tha e mitura për Klan Kosova.
Ndërsa familja e të dyshuarit ka mohuar të ketë kryer veprën dhe është justifikuar të prononcohet me arsyetimin se kishin një fatkeqësi në familje.
I dyshuari po mbahet në arrest shtëpiak pasi i është shqiptuar masa e arrestit prej 30 ditësh.