- Çdo ditë që kalon parashikimet për fundin e botës sa vijnë dhe shtohen, por dy janë më të besueshmit.
Dy parashikuesit më të mëdhenj të historisë Nostrdamusi dhe Baba Vanga, kanë parashikuar se si do të jetë fundi i jetës në Tokë.
Të dy këta parashikues kanë bërë të qartë fundi i botës është shumë pranë.
Parashikimi i Nostradamusit për fundin e botës
Një nga profetcitë e Nostradamus (1503- 1566) i konsideruar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm dhe të famshëm të profecive të historisë, duket se diku ka shkruar edhe për Trump.
Nostradamus vërtet ka përshkruar një president amerikan i cili ka shumë ngjashmëri me planet që Trump ka prezantuar për Amerikën dhe botën.
Në shkrimet e tija flitet për një njeri në kufijtë e të çmendurisë dhe zhurmës i cili është i aftë të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, pavarësisht kritikave madje dhe tradhtive të njerëzve të tij ai arrin të fitojë.
Nostradamus flet për një njeri që do shkatërrojë ekuilibrat botërorë dhe fundin e saj.
Por a do të jetë Trump udhëheqësi që do sjellë fundin e botës?
Asgjë nuk është më e sigurt, por fitorja e tij është një shtysë që gjërat do të fillojnë të ndryshojnë në botë.
Parashikimi i Baba Vangës
Ka vdekur në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare, duke lënë pas profeci, që ndjekësit e saj më të devotshëm i besojnë dhe më e keqja, sipas këtyre profecive, nuk ka ardhur akoma.
Në gjysmë shekulli, bullgarja Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur gjerësisht si Baba Vanga parashikoi tragjeditë më të mëdha të njerëzimit, që nga sulmet e 11 Shtatorit mbi “Kullat Binjake” në Nju Jork, tsunamin shkatërrimtar mbi Paqësor në 2004, mbytjen e nëndetëses ruse Kursk, e deri lindjen dhe ngritjen e ISIS-it.
Historia e jetës së saj është në kufijtë e reales dhe mistikes. Në vendlindjen e vet thonë se në moshën 12-vjeçare ajo u rrëmbye nga një tornado i pazakontë për zonën ku jetonte. Prindërit e vet e gjetën pa ndjenja disa ditë më vonë. Sytë i kishte të gjakosur dhe të mbushur me baltë. Në mungesë të mundësisë financiare për t’i siguruar një mjekim të specializuar në atë kohë, prindërit “kushtëzuan” vitet e saj në vazhdim.
Baba Vanga humbi shikimin, por në një rrëfim të mëvonshëm do të tregonte se fitoi vizionet për të ardhmen. E në fakt këto vizione nuk kanë qenë të pakta. Në vitet 1950, kur bota kishte vetëm pak vite që kishte dalë nga lufta më e përgjakshme e historisë dhe koncepti i ngrohjes globale as që ekzistonte, Baba Vanga do të parashikonte ndryshimet klimatike.
“Rajonet e ftohta do të ngrohen dhe vullkanet do të zgjohen”, parashikonte ajo në atë kohë.
“Profetja” bullgare parashikonte që kjo të ndodhte pas viteve 2030, por në fakt ngrohja globale është një proces që ka nisur tashmë.
Një tjetër fjali, që ndjekësit e saj e interpretojnë si parashikim i tsunamit të 2004-ës, që u mori jetën qindra-mijëra personave në brigjet e Oqeanit Paqësor. “Një dallgë gjigante do të ngrihet dhe do të mbulojë njerëz e qytete. Gjithçka do të zhduket nën ujë! Gjithçka do të shkrijë si akull!”, deklaronte ajo 5 dekada para tragjedisë më të rëndë natyrore që ka njohur njerëzimi modern.
Me forcimin e regjimit komunist në Bullgari, parashikimet e Baba Vangas u vunë në shërbim të drejtuesve më të lartë të regjimit. Ajo ruhej vazhdimisht nga sigurimi i shtetit dhe vizitohej shpesh nga drejtuesit më të lartë të byrosë komuniste bullgare që besonin në parashikimet e saj për ambiciet e veta për pushtet.
Do të duhej ardhja e vitit 1989, kur “profetja” e verbër t’u rikthehej parashikimeve të bujshme. Pikërisht këtë vit një fjali e saj interpretohet sot si parashikim për 11 Shtatorin e 2001.
“Horror! Horror! Vëllezërit amerikanë (besohet se u referohet dy Kullave Binjake), do të shemben nga zogjtë prej çeliku (referencë për dy avionët që u përplasën mbi kullat). Ujqërit do të rënkojnë në një shkurre (anglisht “shkurres” i thonë “bush” dhe në fjalinë e saj besohet si i referohet presidentit George Bush) dhe gjak i pafajshëm do të rrjedhë lumë!”.
Ka një tjetër fjali, që ndjekësit e saj e interpretojnë si parashikimi i mbytjes së nëndetëses bërthamore ruse, “Kursk” në vitin 2000. Ekuipazhi i nëndetëses vuajti një vdekje të tmerrshme pas ditësh me radhë përpjekjesh të kota ndërkombëtare për ta nxjerrë nga thellësitë e oqeanit.