Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervitë për “DAZN” ku ka folur pa filtra për të shkuarën, të tashmën dhe të ardhmen. Ronaldo foli për eksperiencën si lojtar i Juventusit, fitimin e Europianit me Portugalinë dhe planet e tij për të ardhmen.
Në bisedë me Diletta Leotta, ylli portugez ka cekur pak edhe jetën e tij personale duke treguar detaje nga familja.
INTERVISTA:
A do të bëheshit ndonjëherë trajner?
Tani për tani, unë nuk jam i interesuar të bëhem trajner: por mbase një ditë do të mërzitem dhe do bëhem. Kurrë mos thuaj kurrë … Nëse do të bëhesha trajner, do të isha motivues: trajneri duhet t’i kalojë pasionet dhe talentet e tij në ekip.
Ke plane akoma për të luajtur futboll, pavarësisht se jeni një hap larg 1000 paraqitjeve në fushën e blertë?
Në krahasim me kur isha 18 vjeç, gjithçka ka ndryshuar… Në ato ditë, kur fillova të luaj futboll, e pashë ndryshe: ishte një pasion më naiv, më spontan, magjik. Sot kam të njëjtin motiv të madh për të luajtur në futboll, jam i lumtur që luaj, por tani prioritetet janë të ndryshme: duhet të fitosh, duhet të ngresh trofe, gjithmonë duhet të jesh në krye. Në ato ditë unë nuk i kisha këto presione, thjesht mendoja të argëtohesha! Tani ka shumë përgjegjësi, por motivimi im është gjithmonë i njëjtë. Futbolli vazhdon të më bëjë të ndihem mirë, kjo më jep lumturi. Jam i lumtur e i motivuar dhe dua të luaj për vite të tjera…
Tifozët e Juventus shpresojnë që Cristiano do të vazhdojë për një kohë të gjatë me fanellën e bardhezive. Cili është kujtimi juaj i parë nga Torino?
Kujtimi im i parë i Torinos? E mbaj mend prezantimin në stadium mirë, ishte emocionuese: kishte tifozë, ishte familja ime, kishta miqtë e mi. Më pëlqen gjithçka e Juves: ka një kulturë të shkëlqyeshme, është klubi më i mirë italian, ka një histori të shkëlqyer dhe unë jam i lumtur që jam këtu. Dua të fitoj shumë trofe me Juve, megjithatë më pëlqen shumë kultura, jo vetëm ajo e Juves, por edhe ajo italiane në përgjithësi.
Kush është mbrojtësi më i vështirë kundër të cilit ka luajtur ndonjëherë Cristiano?
Sinqerisht jam përballur me disa dhe me ta e sfidoj veten në stërvitje çdo ditë: Bonucci, Chiellini, De Ligt. Para se të arrijja te Juve, mbaj mend se më i frikësuar ishte Chiellini…
Më është dhënë mua çmimi, kështu që tani jam unë. Do të shohim kush do të jetë vitin e ardhshëm … Këtu në Serinë A ka me të vërtetë shumë lojtarë me vlera të mëdha.
Sidoqoftë, ëndrra e madhe e tifozëve të Juventusit është të shohin CR7, i cili tashmë ka fituar pesë Champions League në karrierën e tij, të ngrejë kupën më të rëndësishme edhe me fanellën bardh e zi.
Champions është konkursi më i mirë i klubeve në botë dhe është turneu në të cilin më pëlqen të luaj më shumë, është i veçantë.
Titulli më domethënës për ju?
Titulli i Kampionit Evropian me Portugalinë është çmimi më i rëndësishëm që kam fituar ndonjëherë. Ishte një mbrëmje e pabesueshme, e paharrueshme: Unë qava, kam qeshur, kam vuajtur, kam bërtitur, jam dehur … Nuk ka asnjë për të qeshur! Gjatë asaj loje, unë qava aq shumë sa u dehidratova: kështu që, në fund të lojës, gjatë festimeve, piva një gotë shampanjë dhe menjëherë më dha koka. Unë kurrë nuk pi, por ajo ditë ishte aq e veçantë…trofeu më i rëndësishëm ndonjëherë.
Njiheni nëpër botë si “CR”7, si iu thërrasin në shtëpi.
Si motra ashtu edhe nëna ime më quanin” Cristiano”, shokët në botën e futbollit “Roni” ose “Cris”; por jo CR7. Ndoshta jashtë fushës, tifozët më thërrasin “CR7”.
Marrë nga Goal