Në ditën e Krishtlindjeve, njëmbëdhjetë pengje të krishterë u vranë nga terroristët e Shtetit Islamik në Nigeri. Provinca e Afrikës Perëndimore të Shtetit Islamik (ISWAP) pretendon se ata vranë robërit për t’u hakmarrë për vrasjen e udhëheqësve të tyre Abu Bakr al-Bagdadi dhe Abul-Hasan Al-Muhajir në Irak dhe Siri.
Në një deklaratë, ISWAP tha: ‘Ne i vramë ata si hakmarrje për vrasjet e udhëheqësve tanë, përfshirë Ebu Bekr al-Bagdadi dhe Abul-Hasan Al-Muhajir në Irak dhe Siri’.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ofroi ngushëllimin e tij dhe ritheksoi solidaritetin me njerëzit dhe qeverinë e Nigerisë.