Ditën e sotme, Jonida Maliqi dhe Flori Mumajesi u vunë në qendër të mediave rozë pasi “Panorama.com” publikoi një video ku shfaqeshin dy këngëtarët, në momente intime në Paris.
Sipas “Panoramës”, ata kishin qenë në një lidhje dashurie që nuk ishte bërë ndonjëherë publike, mirëpo më pas lajmi dhe videoja u fshinë.
Teksa presim reagimin e të dyja palëve, aktori Romeo Veshaj, i cili është përfolur për një romancë me Jonidën, ka bërë një postim në InstaStory, që duket se ka lidhje me lajmin.
Ai ka publikuar një fragment nga “Xha Beqo” i filmit të njohur shqiptar, i cili shprehet: “U prish dynjaja fare”.
Prej disa javësh, Jonida dhe Romeo po përfliten për ndarje, mirëpo askush nuk ka preferuar të reagojë lidhur me këto lajme.





