• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lufta në Siri, edhe 100 kosovarë ndodhen atje

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Lufta në Siri, edhe 100 kosovarë ndodhen atje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë burra, gra dhe fëmijë udhëtarë para 8 muajsh u kthyen nga zonat e konfliktit në Siri, për në Kosovë. Me të mbërritur këtu në Kosovë, disa prej tyre, menjëherë i’u ngritën aktakuza mbi veprat e tyre penale. Ata dyshoheshin për pjesëmarrje në luftrat e huaja apo organizim të grupeve terroriste, në luftën civile në Siri.

Për shumë nga ata ende janë evidente aktakuzat, madje në mesin e tyre ka edhe femra. Ato dyshoheshin se me nxitje të bashkëshortëve të tyre, kishin shkuar në kohën e konfliktit në Siri, madje me veti kishin patur edhe fëmijë.





Të kthyerit nga Siria, më të mbërritur në Kosovë, u dërguan në qendrën për azil në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës.

Ajo që për shumë kohë mbeti problem, ishte pikërisht riintegrimi apo risocializimi i këtyre fëmijëve në shoqëri, apo në grupmoshat të cilëve ata u takonin.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt, 107 persona u kthyen vetëm në muajin prill të këtij viti.

Në mesin e këtyre personave, 32 prej tyre ishin gra dhe 72 prej tyre ishin fëmijë si dhe 4 burra, ku këta të fundit u ndaluan menjëherë nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorit, ku sipas këtij organi, këta persona konsideroheshin si persona me rrezikshmëri të lartë.

Në raportet e përditshme të Prokurorit të Shtetit, ende vazhdojnë të vijnë aktakuza të ngritura për persona me vepra penale të tilla.

Në shtator të këtij viti, një person u arrestua dhe u dënua me 4 vjet burgim dhe sipas Prokurorisë, dyshohet se më pasaportë të falsifikuar kishte udhëtuar për në Stamboll, për tu nisur pastaj në drejtim të Sirirë, me qëllimin që të bashkangjitej në grupin terrorist të njohur “ISIS”.

Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Agon Misini u arrestua me 4 vjet burgim. Agon Misini më 26 korrik të 2017-tës u arrestua nga forcat kurde, ku pastaj u riatdhesua në Kosovë.

Rrugëtimi i kosovarëve për në zonën e konfliktit në Siri, kishte filluar që nga viti 2012-të, derisa numri i përgjithshëm i atyre që iu bashkuan kësaj lufte, sipas Ministrisë së Drejtësisë, ishte 300.

Disa u vranë pak ditë pasi shkuan, e të tjerë arritën të ngriteshin në hierarkinë e kësaj organizate. Në mesin e tyre, ishin edhe kaçanikasi Lavdrim Muhaxheri dhe gjilanasi Ridvan Haqifi, të cilët edhe e humbën jetën në zonën e konfliktit.

Në një përgjigje të IndeksOnline, Policia e Kosovës, thotë se rreth 359 persona kishin udhëtuar për në zonat e konfliktit Siri-Irak.

Policia tregon se në mesin e këtyre personave të cilët kishin marrë rrugë për tu bërë pjesë e grupeve terroriste, janë edhe 50 femra, ndërsa 50 fëmijë janë udhëtarë. Ndërsa në anën tjetër, me qëllim të bashkangjitjes në këto zona të konfliktit, 257 meshkuj kishin lënë Kosovën e kishin udhëtuar për në Siri.

Policia e Kosovës, konfirmon, se edhe 100 kosovarë të tjerë gjenden ende në këto zona, Siri-Irak.

Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim. /IndeksOnline/

Pas

Dënimi i Salianjit dhe paketa anti-shpifje, reagon Kryemadhi: Asnjë prokuror i kapur nuk na ndalon në rrugën tonë

Para

Miratimi i “anti-shpifjes”, zbulohet nisma kundër saj

Para
Kundër paketës-antishpifje, gazetarët nisin protestën para Kuvendit, sheshi mbushet plot (FOTO)

Miratimi i "anti-shpifjes", zbulohet nisma kundër saj

Të Gjitha

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

nga Fast News
10:00 | 19/06/2025
0

“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

nga Fast News
09:30 | 19/06/2025
0

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale – Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale – Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?

nga Fast News
09:00 | 19/06/2025
0

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

Qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë, e rrezikshme për shëndetin

nga Fast News
08:30 | 19/06/2025
0

Recent News

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

Ku flenë turistët e huaj? Vetëm 1 në 5 sistemohen në apartamente apo hotele

10:00 | 19/06/2025
“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

“Mund të humbni të gjitha paratë”, AMF paralajmëron për platformën e palicencuar të monedhave virtuale

09:30 | 19/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar