• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dënimi i Salianjit dhe paketa anti-shpifje, reagon Kryemadhi: Asnjë prokuror i kapur nuk na ndalon në rrugën tonë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Kryemadhi i habit të gjithë: Me këtë gojë që kam mund të kisha një burrë që më rrihte 10 herë në ditë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vendimit nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji ka reaguar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ajo është shprehur se vendimi ishte hakmarrës ndaj këtij të fundit dhe gazetarit Jetmir Olldashit.

Kryemadhi shkruan se ky vendim u dha pasi ata treguan të vërtetat mbi pushtetin e trafikantëve në Shqipëri, ndërsa thekson se nuk trembin askënd. “Ato tregojnë se pushteti është në grahmat e fundit dhe beteja për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe largimin e trafikantëve nga pushteti është beteja e të gjithë shqiptarëve, të cilët nuk mund të pranojnë kurrsesi që në Shqipëri të qeverisë krimi i organizuar dhe grabitqarët e koncesioneve miliardere”, shkruan kryetarja e LSI-së.

Më tej Kryemadhi ka përmendur edhe miratimin e paketës anti-shpifje sot në Kuvend, duke thënë se është luftë e humbur e Edi Ramës për të fshehur të vërteta, të cilat tashmë të gjithë shqiptarët i njohin dhe për të cilat do t’i japin atij shumë shpejt dënimin e merituar.

Reagimi i plotë:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Drejtësia e kapur goditi në emër të eksponentëve të krimit të organizuar për hakmarrje, Ervin Salianjin dhe Jetmir Olldashin.

Ata janë “fajtorë”, sepse nxorën të vërtetat në sytë e të gjithë shqiptarëve, treguan qartë se trafikantët qeverisin dhe bëjnë ligjin në Shqipëri, të ulur këmbëkryq edhe në karriget e qeverisë.

Këto dënime nuk trembin dhe nuk dekurajojnë askënd. Ato tregojnë se pushteti është në grahmat e fundit dhe beteja për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe largimin e trafikantëve nga pushteti është beteja e të gjithë shqiptarëve, të cilët nuk mund të pranojnë kurrsesi që në Shqipëri të qeverisë krimi i organizuar dhe grabitqarët e koncesioneve miliardere.

Ne do vazhdojmë të demaskojmë deri në fund kriminalizimin e qeverisjes dhe grabitjen shtetërore monstruoze të parave të shqiptarëve. Nuk do të ketë as gjykatë të korruptuar e prokurori të kapur që të na ndalë në rrugën tonë.

Prokurorët dhe gjykatësit e këtij gjyqi farsë që u vu në shërbim të qeverisë së trafikantëve janë sot nën akuzë nga shqiptarët për këtë përdorim të drejtësisë në funksion të së keqes dhe në funksion të mbulimit të aferave kriminale.

Dënimi i Salianjit dhe i Olldashit si dhe miratimi i të ashtu quajturës paketa “Anti-shpifje”, është luftë e humbur e Edi Ramës për të fshehur të vërteta, të cilat tashmë të gjithë shqiptarët i njohin dhe për të cilat do t’i japin atij shumë shpejt dënimin e merituar.

Pas

LAJM I FUNDIT/ A do ta dekretojë Meta ligjin për anti-shpifjen? Reagon Presidenca!

Para

Lufta në Siri, edhe 100 kosovarë ndodhen atje

Para
Lufta në Siri, edhe 100 kosovarë ndodhen atje

Lufta në Siri, edhe 100 kosovarë ndodhen atje

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve

Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve

nga Fast News
21:54 | 29/01/2026
0

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

nga Fast News
09:00 | 29/01/2026
0

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

nga Fast News
08:30 | 29/01/2026
0

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

nga Fast News
08:00 | 29/01/2026
0

Recent News

Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve

Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve

21:54 | 29/01/2026
Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

09:00 | 29/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar