Policia ka arrestuar ditën e sotme 9 persona të cilësuar përgjegjës për jetet e humbura në Durrës, ndërkohë që 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.
I ftuar në studion e Abc News, gazetari Artan Hoxha zbuloi se për pak i kemi shpëtuar një tragjedie më të madhe që mund të ndodhte në Kavalishencën e Durrësit, ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.
“Në momentin e tërmetit në zonë kishte 130 kadetë të Akademisë së Sigurisë, të cilët për arsye ende të panjohura, për fat të mirë u sistemuan tek godina më e vjetër dhe jo tek e reja”, tha Hoxha duke shtuar se vetëm ky fakt ka bërë që të shpëtojnë dhjetra jetë.