E vogël, dhe me dy bishtaleca të kapura, shikimi i saj ra në sy që në atë kohë.
E ardhmja lexohej që nga larg, që kjo vajzë e vogël me kalimin e viteve do të bëhej dikushi.
Bleona Qereti, vogëlushja u rrit dhe arriti të plotësonte ëndrrën e saj duke u bërë këngëtare.
Që në moshë të vogël ajo u dallua për pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme për fëmijë në disa qytete.
Më vonë, pas shumë vitesh Bleona publikoi disa këngë si “Adoleshenca” , “Ik mëso si dashurohet” , “Lermëni”, dhe në një kohë shumë të shkurtër arriti të fitonte zemrat e publikut.
E njohur për tipin e saj pa komplekse dhe pamjen e hijshme, Bleona arriti të bëhej një nga vajzat më seksi të ekranit, pamje të cilën e ruan ende dhe sot.
Por më pas ajo emigroi së bashku me familjen për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka realizuar shumë videoklipe si dhe është ngjitur në skenat e huaja, duke u bërë edhe atje një emër i njohur.
Por edhe pse larg Shqipërisë, Bleona nuk harron asnjëherë që ta vizitojë vendin, madje së fundmi ajo ka marrë pjesë edhe në filmin “Falco” të cilin e ka realizuar aktori i njohur Bes Kallaku.