Revista “Forbes” ka publikuar listën e 10 grave më të fuqishme në botë për vitin 2019.
Në vend të parë është renditur kancelarja gjermane Angela Merkel.
Udhëheqësja e Gjermanisë që prej vitit 2005, kryesoi listën e “Forbes 2019”, e ndjekur nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde nga Franca, dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.
Merkeli, e kurorëzuar tashmë si gruaja më e fuqishme e botës, u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj përballë presidentit të SHBA Donald Trump si dhe për politikën që ka ndjekur ndaj refugjatëve.
Ajo është cilësuar shpesh si udhëheqëse de fakto e Bashkimit Europian e madje dhe udhëheqëse e “botës së lirë”.
10 gratë që kryesojnë listën:
- Angela Merkel, Kancelarja Gjermane
- Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane
- Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA
- Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
- Mary Barra, CEO e General Motors
- Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
- Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
- Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
- Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
- Marillyn Heëson, CEO e Lockheed