Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku një çift të rinjsh që sapo ishin martuar tentuan ti japin fund jetës duke u vetëhelmuar vetëm 5 ditë pas dasmës.
Mësohet se ata janë Rezarta dhe Olsi Hajdari, edhe ende nuk dihen arsyet dhe rrethanat që i kanë shtyrë të rinjtë të marrin aktin e rëndë, njësoj si Romeo e Zhuljeta, vepra e dikurshme.
Ajo që e ka gjetur çiftin në gjendje të rëndë, ka qenë nëna e djalit, e cila ka njoftuar menjëherë ambulancën.
Nusja 19-vjeçare nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa dhëndri 27-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.