• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Gazetarët italianë thirrje BE-së: Ndërhyni në Shqipëri ose liria e shtypit do të marrë fund

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Gazetarët italianë thirrje BE-së: Ndërhyni në Shqipëri ose liria e shtypit do të marrë fund
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Projekligji për mediat online që pritet të kalojë në Kuvend javën që vjen, po kundërshtohet fuqishëm jo vetëm nga organizatat e gazetarëve në vend, por edhe në Itali.

Në një deklaratë publike, Federata Kombëtare e Shtypit në Itali (Federazione Nazionale della Stampa italiana) e cilësojnë këtë projektligj si goditjen finale ndaj lirisë së shtypit.

Deklarata e plotë e Raffaele Lorusso, sekretari i përgjithshëm i FNSI dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve:

“Parlamenti dhe Qeveria e Shqipërisë janë duke përgatitur goditjen përfundimtare ndaj lirisë së shtypit nën heshtjen shurdhuese të bashkësisë ndërkombëtare. Javën e ardhshme do të fillojë procesi parlamentar i propozimit të ligjit, i mbështetur fuqimisht nga qeveria, e cila nën pretekstin e luftimit të fenomenit të lajmeve të rreme, do t’i lejojë një autoriteti publik të kontrolluar nga qeveria të mbyllë dhe bllokojë faqet informative në Internet.

Federata Kombëtare Italiane e Shtypit (FNSI) i bashkohet denoncimit të kolegëve të saj shqiptarë dhe i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, por edhe qeverisë italiane, e cila me Shqipërinë mban marrëdhënie të qendrueshme diplomatike dhe tregtare, të kthejë në qendër të vëmendjes veprimet liri-vrasëse që po zbatohen në Vendin e Shqiponjave kundër gazetarëve dhe operatorëve të mediave.

Në Shqipëri, prej vitesh shtypi nuk është në gjendje të ndjekë ngjarjet që përfshijnë kryeministrin, kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe partitë e tyre. Konferencat për shtyp nuk bëhen më dhe, edhe kur thirren gazetarëve nuk u lejohet të bëjnë pyetje. Është një situatë e papranueshme, e cila nuk mund të lërë indiferentë institucionet dhe qeveritë evropiane. Nëse është e vërtetë që Shqipëria është një kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian, është e paimagjinueshme që negociatat të zhvillohen vetëm për çështje ekonomiko-financiare dhe të mos përfshijnë dhe garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore, duke filluar me lirinë e shprehjes dhe të shtypit”.

Pas

Pacolli përfundon në kohë rekord projektin “Kompleksi Thumana” ja si do të ndërtohen banesat

Para

90-vjeçari gjykohet për tejkalim të shpejtësisë, ja cila ishte arsyeja prekëse që gjykatësi e fali atë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

nga Fast News
08:00 | 06/11/2025
0

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

Ndryshime në qeveri, ja kush ikën e kush vjen

nga Fast News
07:58 | 06/11/2025
0

Detajet e buxhetit 2026/ Ministri i Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

Detajet e buxhetit 2026/ Ministri i Financave shpjegon si dhe sa do të rriten pensionet

nga Fast News
07:53 | 06/11/2025
0

Recent News

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

09:00 | 06/11/2025
8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

8 zakonet e njerëzve me vetëbesim të lartë

08:00 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar