• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit në Tiranë, ky është problemi që e ngeci në rrjetën e Vettingut

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit në Tiranë, ky është problemi që e ngeci në rrjetën e Vettingut
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj.

Ishte pikërisht trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari që vendosi shkarkimin e tij.





Sipas trupës gjykuese është konstatuar se nuk ka kryer deklarim të saktë të pasurive, nuk ka pasur burime të ligjshme për krijimin e tyre, ka refuzuar të deklarojë, ka kryer deklarim të rremë dhe fshehje, por nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit, sipas citimit referuar ILDKPKI.

Në seancën dëgjimore të 3 dhjetorit, ishte relatorja ajo që bëri të ditur pasuritë e deklaruara të tij përpara se të dilte në Vetting.

Për një apartament në Tiranë të blerë në vlerën 10.5 milionë lekë me pjesë takuese 50% për qind, Islamaj ka deklaruar si burim krijimi një kredi të marrë në një bankë në shumën 10.5 milionë lekë. Relatorja tha se çmimi i blerjes së apartamentit ka qenë preferencial për gjyqtarin Islamaj. Ajo shtoi se edhe banka i kishte dhënë kredi në vlerën 100 për qind të blerjes së apartamentit pa pasur ndonjë kolateral si garanci. Por subjekti tha se ka pasuri neto gjithsej në vlerën 3.4 milionë lekë dhe se të ardhurat e tij janë 21 milionë lekë.

Sipas të dhënave të bëra tashmë publike nga Birn, sa i takon pasurisë, Islamaj rezulton me shtesë pasurie familjare të pambuluar me burime në vitin 2007 në vlerën e rreth 474 mijë lekëve, pa llogaritur shpenzimet e konsumit familjar për vitin. Ndërkaq edhe dy depozita bankare nga bashkëshortja, figurojnë të pashoqëruara me burime të deklaruara. Kësisoj, Islamaj nuk ia ka dalë të qendrojë në sistemin e drejtësisë.

Islamaj, gjyqtar në Apelin e Tiranës, u përzgjodh si anëtar i KED-së për vitin 2019, në shortin e zhvilluar nga Kuvendi i Shqipërisë në Dhjetor të vitit 2018. Ai ishte një ndër tre nga trupa prej 7 anëtarësh e KED-së që nuk kishte kaluar në procesin e rivlerësimit.

 

Pas

“Çmendet” i riu, hap zjarr brenda në spital, 6 të vdekur e disa të plagosur

Para

“Zoti ekziston” shkencëtari bën pohimin e madh: Ai drejton gjithçka, ja provat

Para
“Zoti ekziston” shkencëtari bën pohimin e madh: Ai drejton gjithçka, ja provat

“Zoti ekziston” shkencëtari bën pohimin e madh: Ai drejton gjithçka, ja provat

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

nga Fast News
14:20 | 26/08/2025
0

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

nga Fast News
14:17 | 26/08/2025
0

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

Mbështetja sociale, raporti: Shqipëria e fundit në rajon! Ofron përfitimin më të ulët, vetëm 70 euro! Kush qëndron në krye

nga Fast News
14:03 | 26/08/2025
0

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Recent News

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

Shqipëria kryeson Europën me 152% rritje të fluturimeve në korrik krahasuar me para pandeminë

14:20 | 26/08/2025
Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqiptarët ndër njerëzit më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

14:17 | 26/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar