Ditën e martë Porkuroria do të japë vendimin për ish-deputetin Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashin. Ata janë të akuzuar për kallëzim të rremë në bashkëpunim.Seanca pritet të zhvillohet ditën e martë në orën 13.00.
Për akuzën në fjalë ligji parashikon burgimin deri në 5 vjet heqje lirie për ish-deputetin Ervin Salianji, akuzuar si organizator, së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe te pandehurit Veliu dhe Alizoti.
Kujtojmë që Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.