• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Shqiptarët e Kosovës na thonë vëllezër e motra, por ne si i trajtuam”, letra e pronarit të hotelit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Shqiptarët e Kosovës na thonë vëllezër e motra, por ne si i trajtuam”, letra e pronarit të hotelit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e të martës Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.3 ballë, ku fatkeqësisht u mori jetën të paktën 50 personave, ndërkohë që mijera të tjerë kanë mbetur në qiell të hapur.

Menjëherë pas tërmetit shkatërrues, shqiptarët në Kosovë u solidarizuan duke u angazhuar konkretisht për të ndihmuar Shqipërinë, duke treguar se jemi një popull, motra e vëllezër.





Grupet e ekip-shpëtimit të Kosovës, apo dhe tonelatat me ndihma që ata dërguan emocionuan jo pak në këto ditë të vështira, ndërkohë që shumë prej tyrë nga mbarë dispora konstribuan edhe me vlera monetare.

Për ndihmën pa kushte të shqiptarëve nga Kosova, ka reaguar edhe pronari i një hoteli. Në një letër që po qarkullon në rrjet ai shpehet se shqiptarët e Kosvës e treguan veten e tyre duke ndarë dhimbjen me ne, edhe pse pa zhurmën e reklamës.

Më poshtë gjeni një letër të shkruar nga një pronar i një hoteli të rrënuar në Shqipëri:

Fjalia qe kam patur me shume tmerr te artikuloj ka qene “pushuesit kosovare”! Me kane pyetur jo pak here se cfare jane pjesa me e madhe e pushuesve qe na frekuentojne, gjithnje u jam pergjigjur “te huaj dhe shqiptare te kosoves” madje edhe regjistrimin e pashaportes se tyre ne sistemin e hotelit e kam bere “shqiptar” asnjehere “kosovar”! Kohen e luftes ne shtepi kemi mbajtur nje familje me plot halle,kemi ndare gezimin tone me ta dhe ata hidherimin e tyre me ne,kemi ndare buken bashke ne nje tryeze! Degjoja shpesh “aman mos me trego mua kosovaret se jane te pabese,do i mbani me buke por do ikin e as emrat tuaj nuk do kujtojne me”!

Sot ata erdhen ne heshtje, pa buje pa kamera,pa lajmerime,erdhen per te ndare sot me ne dhimbjen tone…Po ne sot mbetem pa fjale perballe tyre dhe plot turp: ata edhe pushimet i kalojne tek ne per te mos ia dhene dikujt tjeter ato para,ne cfare bejme???? Ata edhe ne stadiumin e tyre ngrejne flamurin kuq e zi, po ne cfare bejme???? Ata na thone “vellezer e motra” po ne cfare u themi atyre???? Shpirtmadhesia jone vdiq pas viteve ’98-’99, njerezit u bene si kafshe dhe nisen te shqyhen mes tyre per nje mur,per nje oborr,per dy rrenje ullinj…Nxorrem dhembet ndaj vellait,motres,femijes,mikut,komshiut…u transformuam ne armikun e gjakut tone,disa zgjodhen te ikin larg Shqiperise per te mos rene ne kete kategori njerezish se me keqardhje e them:po behej mese e natyrshme te ishe kesisoj njeriu!!!

Ne shkaterrojme vendin tone,pronen tone,perdhosim emrin tone neper bote,madje ne te shumten e rasteve u beme Maria nga Mejreme dhe mohuam origjinen tone per nje vend pune,per nje grusht para…Kjo eshte gjeja me e shemtuar qe dikush i ben vetes dhe kombit te tij-te mohosh gjenezen eshte sikur te mohosh nenen qe te lindi!!! Ja,kesisoj njerezish u beme ne- lepijme doren e atij qe na trajton si kafshe e qe na pi gjakun ne pune dhe kafshojme doren e atij qe na mban me buke e qe na ofron strehe! Ne po pranojme mbi kurrizin tone lloj-lloj mashtrimesh,padrejtesish,ligesish,vjedhjesh,etj etj etj, po i pranojme dhe nuk po ngreme krye as per te pare driten e diellit! Po na shkulet zemra vendit tek shohim femijet tane qe mezi i rritem,te ikin neper bote ne kerkim te nje jete me te mire…dhe heshtim,pranojme cdo lloj dhimbjeje dhe mallkimi! Ne jemi bere si ai uji i ndenjur qe qelbet e vjen ere,e Zoti lart po zemerohet kaq shume me ne dhe me mendjet tona!!!

Me falni o njerez,por personalisht mendoj se keto jane sinjale te Zotit per reflektim,per vetegjykim,per veteveprim! Shikoni brenda vetes me shume me teper dashuri dhe besim,sepse dashuria lind nga brenda vetes dhe reflektohet tek te tjeret! Mos dashuroni makina,çanta,shtepira dhe bizhuteri- dashuroni njeriun!!! Mos e zemeroni Perendine me shume se dite me te keqija mund te perjetojme nese vazhdojme keshtu! Pse duhet te kemi nevoje per nje tragjedi te tille,qe te tregojme miresine qe kemi brenda nesh???? Perse duhet te perjetojme dite tmerri si keto per te treguar qe sic dime te duam ne askush ne bote nuk di ta beje???

Perse duhet ta shohim vdekjen me sy qe ta kuptojme vleren e vertete te jetes? Ata qe na vjedhin cdo dite,ata qe nuk kane miresi ne shpirt,ata qe nuk kane as din e as iman,sot bejne sikur qajne por nga xhepat e tyre nje cent s’e dhane!!! Shqiptare kudo qe jeni neper bote,vetem nje gje te dini te beni: te doni me shume dhe cdo dite njeri-tjetrin,me pas Zoti serish do na doje me shume neve! Me lot ne shpirt,me gur ne zemer,ju themi qe hapim dyert e hotelit per te ofruar strehe per familjet ne nevoje! Zoti na ndihmofte!

Pas

“Ore a do bëhemi njerëz”, shpërthen Bes Kallaku për ndihmat: Haram e mallkuar kush përfiton

Para

“Do të dhuroj 100 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti”, deputeti socialist premton publikisht

Para
“Do të dhuroj 100 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti”, deputeti socialist premton publikisht

"Do të dhuroj 100 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmeti", deputeti socialist premton publikisht

Të Gjitha

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Recent News

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025
Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

13:02 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar