• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Paketa antishpifje”, qeveria injoron ndërkombëtarët

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Paketa antishpifje”, qeveria injoron ndërkombëtarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria nuk tërhiqet nga projektligji kundër mediave të njohur ndryshe si paketa antishpifje. Edhe pas kritikave të shpeshta të OSBE-së dhe përfaqësuesit për Lirinë e Medias, Harlem Désir, që i bënë kryeministrit Edi Rama mbi ndryshimet ligjore të propozuara në muajin korrik, qeveria nuk i ka marrë parasysh, duke dërguar në Kuvend pothuajse të njëjtin variant.

Edhe në projektligjin e ndryshuar së fundmi qeveria sërish i jep të njëjtat kompetenca Autoritetit të Mediave Audiovizive, të cilat ushtrojnë funksionin e gjykatës për shkeljet e pretenduara nga mediat online.

Kështu, nëse i referohemi ndryshimeve të fundit, përveç gjobës, që mund të vendosë në rast të shkeljes së ligjit nga ana e mediave, është sërish AMA ajo që vendos për pezullimin e përkohshëm të licencës, deri edhe dhe heqjen e saj subjekteve mediatike.

Në projektligjin e ri të siguruar nga “BalkanWeb” dhe  “News24”, që është paraqitur për shqyrtim në komisionet parlamentare, vihet re se do të jetë sërish AMA ajo që do të vlerësojë shkeljet e kryera nga mediat, sipas saj, të cilësuara vepra penale, duke përdorur parimin e proporcionalitetit.

Në marrjen e vendimit, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit.

I vetmi ndryshim në projektligjin e ri është pika ku mediave u jepet e drejta për të ankimuar vendimin e AMA në gjykatë. Por, pavarësisht ankimit në gjykatë, sipas ligjit të ri nuk pezullohet vendimi i Këshillit të Ankesave. Edhe masa e gjobave, që AMA mund të vendosë ndaj mediave, është pothuajse e njëjtë si në projektligjin e mëparshëm, duke e lënë atë në gjykimin e Këshillit të Ankesave pranë AMA.

Edhe në draftin e ri të korrigjuar, qeveria ka shpërfillur të gjitha kritikat e organizatave ndërkombëtare për një ligj që shkel të drejtën e fjalës së lirë, duke i dhënë fuqinë e gjykatësit një organi rregullator të mediave, drejtuesi dhe anëtarët e së cilës zgjidhen nga shumica parlamentare. (Balkanweb)

Pas

Unaza e Re, aksioni përfundon sot. Ja sa banesa do të shemben

Para

Betimi Edi Ramës: “Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën”

Para
Betimi Edi Ramës: “Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën”

Betimi Edi Ramës: “Unë do heq kufirin e Shqipërisë me Kosovën”

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

nga Fast News
09:00 | 07/11/2025
0

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

Transformimi i jashtëzankonshëm energjitik i Shqipërisë

nga Fast News
08:30 | 07/11/2025
0

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

Elon Musk bëhet personi i parë në histori me pasuri 500 miliardë dollarë

nga Fast News
08:00 | 07/11/2025
0

Recent News

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

09:35 | 07/11/2025
Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

09:00 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar