Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fier-Lushnje.
Një automjet i tipit “Benz” me targa AA227GN ku udhëtonin tre persona ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal.
Si pasojë e aksidentit Alteo Shabani, 22 vjeç, humbi jetën gjatë transportimit në spitalin e Traumës, në Tiranë. Ndërsa mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë edhe 21 vjeçari, Jorges Shabani. Ndërkaq 16 vjeçari, Alban Doksani, ndodhet në gjendje të rëndë dhe ende në rrezik për jetën.