• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Mos parko para lokalit” punonjësit të Ministrisë i ndodh çudia në Tiranë: Gjen makinën në mes të rrugës

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Mos parko para lokalit” punonjësit të Ministrisë i ndodh çudia në Tiranë: Gjen makinën në mes të rrugës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Është diçka që dihet dhe që të gjithë e kemi provuar. Parkimi në Tiranë është një nga provat më të vështira, veçanërisht nëse kemi përpara plane me orar fiks.

Dhe nëse ia del të gjesh parkim në një rrugicë, së pari duhet të kesh bërë disa xhiro boshe. Nëse do kesh fat dhe parkimi është i pazënë, aty mund të ketë karrige, të cilat të paralajmërojnë që ai vend është bosh vërtet, por është i zaptuar, ose mund të gjesh blloqe provizore apo edhe bidonë uji.



Këto sende janë ‘tabelat’ joshtetërore që një shofer i lexon po aq mirë sa edhe tabelat paralajmëruese të mësuara përpara se të pajiset me patentë. Por pa llogaritur parkingjet private, idealja është parkimi pa mundim, mjafton të gjesh bosh vendin dhe çdo gjë varet nga një tekst mesazhi ku duhet të shkruash targën e automjetit, në numrin e bashkisë 050500. Për këtë opsion, parkimi nis dhe numërohet me orë, skadimi i të cilave të njoftohet në telefon. Shtojini këtyre vështirësive sa më sipër edhe disa palë polici, polici rendi , polici rrugore dhe polici bashkiake që janë në kërkim të kundërvajtësve.

Dhe pikërisht në mes të këtij stresi përpjekjet për të siguruar parkimin e makinës sjellin edhe shkaqet për sherre mes të rinjve, ose më së paku mes shoferëve. Siç rezulton, përveç sherreve mes të rinjve për femra, grindjet për parkimin e makinës janë një motiv më tepër për grushte dhe fjalosje.

Parkova dhe e gjeta makinën në mes të rrugës

Duhet të ketë qenë vërtet stresuese dhe çorientuese gjendja me të cilën është përballur një i ri, që pak përpara se të përfundonte orarin zyrtar e ka gjetur automjetin as të parkuar dysh dhe as si të fortët. Por në mes të rrugës.

Rubin Shehu, punonjës në Ministrinë e Transporteve dhe Energjisë  pas mosmarrëveshjes me një zaptues parkimi nuk zgjodhi sherrin alla “me mua e ke?”, por  pasi nuk u kuptua as me policinë që e kishte gjobitur për “parkimin e guximshëm në mes të rrugës”, e nxori stresin dhe inatin me një kallëzim po në polici .

Rubini deklaron gjithë itinerarin që kur doli nga shtëpia për të shkuar në punë  dhe se si e gjeti automjetin në mes të rrugës.

Rubini: Kam parkuar automjetin me targë Tr 76.. R , model “Volkswagen polo” me ngjyrë të bardhë pas Ministrisë së Arsimit, në rrugën “Mihal Duri”. Ky automjet është në përdorim prej meje. Pasi parkova e sigurova mjetin dhe u largova për në punë. Në orën 16.14 minuta u njoftova nga një familjar në lidhje me vendndodhjen e mjetit, i cili gjendej në mes të rrugës. U nisa menjëherë, duke lënë punën për të shkuar te makina, pasi kisha parkuar në anë të rrugës dhe nuk e kuptoja se çfarë kishte ndodhur. Kur kam arritur te makina, gjeta trafik që ishte shkaktuar nga automjeti im që kishte bllokuar pothuajse të gjithë aksin. Gjithashtu gjeta edhe një gjobë te xhami i përparmë. Mora makinën duke e spostuar dhe duke e parkuar në vendin ku e kisha parkuar në mëngjes, ku në krahun e djathtë gjendej në lokal si edhe një servis celularësh. U habita pasi mjetin nuk e kisha lënë në mes të rrugës, por e kisha parkuar rregullisht. Aty nuk ndodhej asnjë tabelë. Në këtë moment që po përpiqesha të kuptoja çfarë kishte ndodhur, pronari i lokalit me ton indiferent më paralajmëroi: “Mos parko më para lokalit”.

Kallëzuesi i tha policisë përgjigjen që i dha pronarit të lokalit, se nëse kjo është shkelje për këtë veprim janë institucionet që merren me këtë punë. Por edhe pas këtij reagimi “pronari i parkimit” ka lëshuar të njëjtin paralajmërim “mos parko më para lokalit”.

Kuptova, shton i zoti i makinës që parkimi i automjetit kishte shkaktuar shqetësim dhe ndaj ka vazhduar të kërkojë sqarime. Por situata është agravuar, pasi pronari ka reaguar: Nëse e lë makinën para lokalit tim atëherë kam të drejtë ta cenoj.

Fjalë pas fjale, kur asnjëri nga ata të dy nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët, Shehu ka telefonuar policinë, e cila nga ana e saj ka kërkuar shpjegime nga shoferi se përse e kishte parkuar automjetin në mes të rrugës.

Polici: Je bërë shkak për bllokimin e rrugës, ndaj edhe ke marrë gjobën maksimale, pasi je bërë shkaktar për bllokimin e rrugës.

Pasi ka dëgjuar pretendimet e të riut, siç tregohet më tej në dinamikën e ngjarjes edhe policia i ka thënë shoferit t’i drejtohet policisë  për të shpjeguar se si kishte lëvizur automjeti nga parkimi në mes të rrugës.

Sherri për parkimin po hetohet nga Komisariati numër. 3 për dyshimet se pronari i lokali ka kryer vetëgjyqësi, duke zhvendosur mjetin nga parkimi në rrugë. Sido që të jetë derisa të gjejë se kush mban përgjegjësi penale, kallëzuesi ka një gjobë për të paguar, të prerë nga efektivët rrugorë.

Të rinjtë përpos për femra grinden edhe për parkimin e automjeteve.

Gazeta Si

Pas

Identifikohet viktima në Shkodër, gruaja vë kujën kur e sheh: Ma bëri ajo ku*va!

Para

E paditi Rama, gjykata dënon për shpifje Jorida Tabakun

Para
E paditi Rama, gjykata dënon për shpifje Jorida Tabakun

E paditi Rama, gjykata dënon për shpifje Jorida Tabakun

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar