• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Liderët botërorë qëndruan në hotele 200-450€ nata në Samitin e G20, Gjonaj shpenzon 700€ për një natë

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Liderët botërorë qëndruan në hotele 200-450€ nata në Samitin e G20, Gjonaj shpenzon 700€ për një natë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri ka shpërthyer një skandal me shpenzimet e luksit të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në media janë publikuar fatura hotelesh, që kapin shifrën marramendëse 700 euro për një natë, një luks i shfrenuar dhe i pajustifikueshëm.

Por, ndryshe nga Etilda që bën shpenzime luksi me paratë e taksapaguesëve shqiptarë, liderët botërorë, duket se janë më të kursyer kur vjen puna për të shpenzuar paratë e qytetarëve. Kështu, sipas gazetës britanike Express, në vitin 2017, në Samitin e G20 në Hamburg, presidenti francez, Emanuel Macron, ka shpenzuar 200 euro nata për të qëndruar në hotel. Ndërsa presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, i cili njihet për shpenzimet luksoze në Turqi, qëndroi në një hotel me çmim modest prej 250 euro nata.  Po kështu, kryeministrja britanike, Theresa May, qëndroi në një hotel me çmim 450 euro nata.

Të gjithë këta liderë të vendeve të pasura, kanë zgjedhur akomodim modest, për të marrë pjesë në Samitin e G20 në vitin 2017. Duhet të kujtojmë, se për shkak të mbajtjes së këtij Samiti, çmimet e hoteleve ishin rritur në Hamburg, por sërish këta liderë, kanë gjetur alternativa me çmime modeste.

Ndërsa, Ministrja e Drejtësisë në vendin më të varfër në Europë, Etilda Gjonaj, i ka lejuar vetes shpenzime stratosferike. Ajo ende nuk ka dhënë shpjegime për qytetarët shqiptarë lidhur me këto udhëtime dhe mënyrën se si ka shpenzuar paratë e taksapaguesëve..

Një burim nga Ministria e Drejtësisë, ka deklaruar për gazetën Tema, se gazetari që ka publikuar faturat e ministres, nuk i ka parë ato në kompleksitet dhe nuk ka pyetur për numrin e udhëtarëve.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Burime zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë i pohuan gazetatës TemA, se i kanë ofruar portalit në fjalë faturat dhe konfirmojnë orgjinalitetin e tyre, por kanë theksuar se askush nuk ka bërë pyetje rreth kompleksitetit të faturës, numrit të personave që kanë udhëtuar, ditët që kanë fjetur, natyrën e udhëtimit, ndonjëherë të minutës së fundit dhe çmimet e asaj periudhe. Pra nuk ka pasur pyetje shpjeguese për faturat dhe në dukje ato ngjajnë si një zbulim“, shkruan Mero Baze.

Por, po ti hedhësh një sy faturave të publikuara në media, aty gjendet edhe numri i personave që kanë fjetur në dhomat luksoze dhe rezulton se aty ka qëndruar vetëm një person, pra ministrja.

Skandali i ministres Gjonaj, është komentuar edhe nga kryeministri Rama, i cili e ka quajtur mediat që publikoi faturat, “një kazan”, por pa i mohuar shpenzimet luksoze të ministres.

/TPZ.al/

 

Pas

Vranë punëtorin 26-vjeçar që po rregullonte kondicionerin, Gjykata jep masën për dy vëllezerit

Para

Kemi nevojë për më shumë fëmijë që ngasin biçikleta

Para
Kemi nevojë për më shumë fëmijë që ngasin biçikleta

Kemi nevojë për më shumë fëmijë që ngasin biçikleta

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

nga Fast News
10:15 | 12/02/2026
0

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

nga Fast News
09:40 | 12/02/2026
0

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

Hap dyert Panairi i Turizmit 2026, thirrje për bashkëpunim dhe standarde më të larta në sektor

nga Fast News
09:19 | 12/02/2026
0

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

Shqipëria në rrezik! INSTAT: Rënie e fortë e lindjeve gjatë 2025-ës

nga Fast News
09:02 | 12/02/2026
0

Recent News

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

Shenjat që tregojnë se s’do të jeni kurrë i pasur

10:15 | 12/02/2026
Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

Banka Botërore skeptike për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet e përmbytjet, ja rezervat…

09:40 | 12/02/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar