• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Alarmi i ekspertit amerikan: Ballkani i kërcënuar nga sulmet terroriste

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Alarmi i ekspertit amerikan: Ballkani i kërcënuar nga sulmet terroriste
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Njoftimet se organizata terroriste “Shteti Islamik” është në ditët e saj të fundit, nuk do të thotë fund i ideologjisë që ata përhapën për vite të tëra në luftrat e Sirisë dhe Irakut. Ballkani Perëndimor është rajoni më i prekur në Evropë nga kjo dukuri, thuhet në hulumtimin e fundit të ekspertit të sigurisë Adrian Shtuni.

Sipas tij, shkalla e rrezikut vetëm sa është rritur me kthimin e xhihadistëve, grave dhe fëmijëve nga vatrat e konfliktit. Situata më alarmuese është në Kosovë, e cila prinë nga numri it ë rikthyerve. Riintegrimi i të radikalizuarve në shoqëri është një sfidë të cilën Kosova nuk mund ta përballojë, thotë analisti Shtuni. Për më shumë, ndjekim raportin e përgatitur nga kolegu Burim Goxhuli.





Kthimi i luftëtarëve të huaj të organizatave terroriste si “Shteti Islamik” dhe Al Kaida, prekë sigurinë në Ballkanin perëndimor, thotë analisti i politikave të jashtme dhe sigurisë në Uashington, Adrian Shtuni.

“Më përpara ata largoheshin nga vendi që në një mënyrë e ulte rrezikshmërinë në vend, në momentin që personat nuk po shkojnë më, ata, pra të radikalizuarit po kthehen, kjo është e logjikshme që niveli i rrezikshmërisë është i lartë.”

Në hulumtimin e fundit të ekspertit të sigurisë mbi Ballanin Perëndimor të publikuar nga Qendra për Luftimin e Terrorizmit e Akademisë Ushtarake West Point, thuhet se në mënyrë graduale në këtë pjesë të Evropës janë kthyer rreth 460 persona.

Mbi 1 mije llogaritet numri i luftëtarëve të huaj, grave dhe fëmijëve që nga kjo pjesë e Evropës kanë kaluar kohë në Siri e Irak. 260 kanë humubur jetën në beteja ndërsa 500 vazhdojnë të jenë në zonen e konfliktit. Sa u përket statistikave, numrat më shqetësues në rajon i ka Kosova.

“Kosova ka diku 250 të kthyer. I gjithë komuniteti evropian ka 1 mijë e 500. Besoj numrat flasin vet”, thotë njohësi i kësaj çështje Adrian Shtuni.

Sipas zotit Shtuni, Kosovës i mungojnë financat dhe ekspertiza për të luftuar këtë dukuri. Prandaj, ai thotë se ndihma nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme.

“Nuk duhet që problemi në Ballkan të shikohet i izoluar dhe Bashkimi Evropian ta konsideroj çfarëdo lloj asistence ndaj Ballkanit si ndihmë për Ballkanin, por si ndihmë për të rritur nivelin e sigurisë në Evropë”, vazhdon analisti Shtuni.

Zoti Shtuni thotë se në fokus nuk duhet të jenë vetëm luftëtarët e huaj. Në mesin e të kthyerve janë edhe gratë, të cilat po ashtu duhet të vërtetohet nëse janë indoktrinuar gjatë qëndrimit në luftë. Problem edhe më i madh janë fëmijët.

Prania e fëmijëve në zonë lufte, sipas zotit Shtuni nënkupton që radikalizimi nuk çështje parash.

“Nuk përjashtohet mundësia që ka pas joshje financiare, por këta nuk janë mercenarë. Jemi duke folur për njerëz që besojnë në një ideologji dhe që janë të gatshëm të japin jetën e tyre dhe të sakrifikojnë dhe jetën e tyre për ideologjinë. Nuk kam pa hajdutë që shkojnë të vjedhin bashkë me fëmijët”, thotë zoti Shtuni.

Luftimi i ideologjisë është mision shumë i vështirë, thotë ai.

“Këto janë ideologji të cilat u kanë mbijetuar shumë bombave, shumë luftërave, shumë burgosjeve dhe kampeve. Kjo duhet të na bëj të kuptojmë që nuk është grup, nuk është një vizorë që do të iki por është një gangrenë e cila tashmë e ka kërcënuar shoqërinë e Ballkanit”, thotë zoti Shtuni.

Autoritetet e sigurisë, sipas zotit Shtuni, duhet të trajtojnë edhe komunitetin që pret të rikthyerit. Kujdes i veçantë sipas tij duhet t’u kushtohet atyre që nuk kanë qenë në vatër të luftës, por që në mënyrë aktive mbështesin veprimtarinë e organizatave terroriste./ Zëri i Amerikës

Pas

Meta akuza të forta Ruçit: Parlamenti po bën ligje të porositura

Para

Kullat dhe koncesionet, marrëzia e madhështisë!

Para
Kullat dhe koncesionet, marrëzia e madhështisë!

Kullat dhe koncesionet, marrëzia e madhështisë!

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar