Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Meta akuza të forta Ruçit: Parlamenti po bën ligje të porositura

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Meta akuza të forta Ruçit: Parlamenti po bën ligje të porositura
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Akuza të forta ka lëshuar Presidenti i vendit, Ilir Meta në drejtim të Kuvendit të Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Kojshia Show” në RTV21, kreu i Shtetit ka deklaruar se parlamenti po përdoret thjesht për të mbuluar paligjshmërinë e akteve të qeverisë.
“Praktikisht gjatë këtyre 11 vjetëve demokracia në Shqipëri ka ardhur duke degraduar dhe kjo është vënë re te parlamenti, te të gjithë institucionet e tjera dhe mbi të gjitha te mënyra se si realizohet vendimmarrja e qeverisë dhe së fundi se si parlamenti përdoret thjesht për të mbuluar paligjshmërinë e akteve të qeverisë.
Pra, bëhen ligje për persona të veçantë në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me detyrimet që Shqipëria ka nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në, në kundërshtim me konkurrencën, në kundërshtim me parimet e mosdiskriminimit, që është një parim kushtetues e kështu me radhë”, u shpreh Meta.
Presidenti e ka konsideruar artificiale krizën politike në vend, duke ia faturuar kryeministrit Edi Rama përgjegjësinë kryesore.

“Situata në Shqipëri është pasojë e një krize artificiale, ku pa asnjë diskutim përgjegjësinë kryesore e ka Kryeministri aktual me politikën e tij të qartë për të kontrolluar gjithë pushtetet në vend dhe për të asgjësuar demokracinë, dialogun politik, të drejtat e opozitës dhe të pakicave, lirinë e medias, pavarësinë e gjithë institucioneve të tjera, për të kapur edhe sistemin e ri të drejtësisë për fat të keq.
Njëkohësisht nuk mund të mbetet pa përgjegjësi edhe opozita, që në vlerësimin tim ka ndjekur një strategji të gabuar, atë të djegies së mandateve, të mosmarrjes pjesë në zgjedhjet vendore, pra të mosregjistrimit në kohë, por edhe të delegjitimimit të çdo institucioni, ndërkohë që mund të kishte ndjekur një politikë tjetër.
Atë të paraqitjes së një alternative që mund të ndihmonte në parandalimin e kësaj drame institucionale dhe demokracie që ne sot kemi në vend, ku praktikisht sistemi i llogaridhënies është asgjësuar si në nivel qendror, në parlament, si në nivel vendor.
Për fat të keq, Shqipëria po përjeton një rrëmujëhane institucionale”, u shpreh Meta.

Pas

Panik në Tiranë, zjarr i madh në afërsi të Liqenit të Thatë (VIDEO)

Para

Alarmi i ekspertit amerikan: Ballkani i kërcënuar nga sulmet terroriste

Para
Alarmi i ekspertit amerikan: Ballkani i kërcënuar nga sulmet terroriste

Alarmi i ekspertit amerikan: Ballkani i kërcënuar nga sulmet terroriste

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

nga Fast News
18:43 | 09/11/2026
0

5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

nga Fast News
16:17 | 09/11/2026
0

Pensionistët/ Bonusi dyfishohet nga janari 2027, ja sa do të përfitojë çdo kategori

Ibrahimaj: 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve, 4 miliardë për indeksimin

nga Fast News
15:17 | 09/11/2026
0

Buxheti 2027/ Ministrja Ibrahimaj zbardh fondet për biznesin dhe punësimin

Buxheti 2027/ Ministrja Ibrahimaj zbardh fondet për biznesin dhe punësimin

nga Fast News
12:29 | 09/11/2026
0

Recent News

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

18:43 | 09/11/2026
5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

16:17 | 09/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora