Dy të rinj shqiptarë, të moshës 23 dhe 28-vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin që aktualisht banojnë në Greqi, akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një turiste në ishullin grek të Rodosit.
Mediat greke shkruajne se turistja nga Norvegjia e moshës 19-vjeç, ka bërë denoncim në polici.
Pas denoncimit dy shqiptarët, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur, u shoqëruan në ambientet Komisariatit dhe po përballen me autoritetet e vendit fqinj.
Ata gjatë dëshmisë mohuan totalisht akuzat madje kanë thënë se gjith çka ka ndodhur me dëshirën e saj.
Ka qenë dhe avokatja e dy shqiptarëve, Maria Krikopoulou e cila ka mbështetur pohimin e djemve dhe tha se denoncimi i norvegjezes është i qëllimshëm për të përfituar nga siguracionet.
Një detaj i rëndë gjatë dëshmisë së turistes norvegjeze është se sipas saj të dy kushërinjtë shqiptarë pas përdhunimit e kanë detyruar vajzën të shkojë te bankomati dhe ti paguajë.
Gjykata mori vendim që dy djemtë shqiptarë do hetohen të lirë.