Një i ri shqiptar 23-vjecar, është arratisur në mënyrë spektakolare nga dhoma e paraburgimit në Itali.
Mësohet se ai quhet Elidon Gegaj dhe mediat italiane shkruajnë se ishte shpallur në kërkim me akuzën për vjedhje.
Ate policia e vuri ne pranga ne mengjes, teksa ishte bllokuar në ballkonin e një apartamenti në Monza, të cilin e kishte plaçkitur. Por në orën 11.30 të mëngjesit, ora e fillimit të procesit gjyqësor, Elidon Gegaj mundi te arratisej.
Ai ishte futur nje nje qeli qe nuk i kishte hekurat e larte deri ne pjesen e tavanit dhe nuk e la pa shfrytezuar kete mundesi duke u arratisur.
Ai ka mundur te ngjitet mes pjeses boshe dhe ka dale ne korridor, e mandej ka ikur pa u vene re nga askush, si te ishte nje “fantazmë”.
Gegaj akuzohet per vjedhje dhe ne kohen e arrestimit iu bllokuan edhe mallrat qe kishte vjedhur ne banesen ku te zotet duket se ishin me pushime.
Sendet kishte tentuar ti fshihte në një kazan plehrash: katër orë, katër unaza dhe medalje ari, vathë dhe një gjerdan metalik të çmuar etj.