Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale

nga Fast News
1 minute më parë
në Ekonomi
0
Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria paraqet një situatë makroekonomike të favorshme për investitorët, me rritje ekonomike rreth 4%, borxh publik në rënie dhe inflacion nën kontroll. Vlerësimi vjen nga Lars-Hendrik Roller, themelues dhe kryetar i Berlin Global Dialogue, i cili në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë sugjeroi që vendi të shqyrtojë edhe rishikimin e rregullit të deficitit buxhetor, në koordinim me institucionet ndërkombëtare.

Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm për të tërhequr investime të huaja dhe duhet të ndërtojë një narrativë më të fortë për pozicionimin e saj ekonomik dhe gjeopolitik në Evropë. Kështu u shpreh Lars-Hendrik Roller, gjatë fjalës së tij në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Roller, i cili tha se prej katër vitesh këshillon kryeministrin Edi Rama si këshilltar i jashtëm për çështjet ekonomike, vlerësoi ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke parashikuar rritje ekonomike rreth 4% deri në vitin 2029. Sipas tij, ky ritëm është ndjeshëm më i lartë se ai i ekonomive të mëdha evropiane, veçanërisht Gjermanisë, ku rritja potenciale aktualisht është rreth 0.2%. Ai u ndal te treguesit makroekonomikë të Shqipërisë, duke vlerësuar nivelin e deficitit buxhetor, rënien e borxhit publik nga rreth 60% drejt 50% të PBB-së, inflacionin nën kontroll, pavarësinë e Bankës së Shqipërisë dhe rezervat valutore.



Në këtë kontekst, Roller ngriti edhe mundësinë e rishikimit të rregullit fiskal për deficitin, duke argumentuar se Shqipëria ka vendosur kufizime më të forta se shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë. “Deficiti juaj është shumë i mirë dhe, në fakt, mendoj se qeveria ose ndoshta Shqipëria duhet të mendojë edhe për rishikimin e rregullit të deficitit”, u shpreh ai. Ndër të tjera theksoi se një proces i tillë duhet të shqyrtohet me kujdes dhe në bashkëpunim me Komisionin Evropian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Produktiviteti dhe sundimi i ligjit, sfidat për investimet

Pavarësisht vlerësimit pozitiv për treguesit ekonomikë, Roller evidentoi edhe disa problematika që mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë e rritjes dhe klimën e investimeve. Mes tyre përmendi produktivitetin, krijimin e vendeve cilësore të punës, sundimin e ligjit, largimin e trurit dhe klimën e biznesit. Sipas tij, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian duhet të shërbejë si një mekanizëm që e ndihmon Shqipërinë të adresojë këto sfida përmes reformave. Një tjetër avantazh që Shqipëria duhet të shfrytëzojë, sipas Roller, është pozicioni gjeopolitik i Ballkanit Perëndimor. Në kushtet kur Evropa po përballet me sfida të sovranitetit ekonomik, konkurrueshmërisë dhe varësisë nga fuqitë e tjera globale, rajoni mund të luajë një rol të rëndësishëm si urë lidhëse me pjesën tjetër të botës. Ai argumentoi se afrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian nuk është vetëm çështje zgjerimi, por edhe një interes strategjik për vetë Evropën.

Turizmi, inteligjenca artificiale dhe qendrat e të dhënave

Sa u përket mundësive konkrete të investimit, Roller veçoi turizmin dhe agroturizmin, por edhe sektorë të rinj si digjitalizimi, inteligjenca artificiale, mbrojtja dhe qendrat e të dhënave (Data Centers). Sipas tij, Shqipëria ka mundësi të tërheqë kapital në këto fusha, nëse arrin të përmirësojë problematikat që lidhen me klimën e biznesit dhe të krijojë kushte të qëndrueshme për investitorët. Në përfundim, Roller theksoi se Shqipëria duhet të shfrytëzojë ritmin e saj të rritjes, pozicionin strategjik dhe perspektivën e anëtarësimit në BE për të ndërtuar një profil më konkurrues në tregun evropian.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale

Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale

nga Fast News
12:30 | 25/11/2026
0

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

nga Fast News
11:59 | 25/11/2026
0

Ministrja Ibrahimaj propozon projekt industrial me BE-në, fokus te përpunimi i lëndëve të para kritike

Ministrja Ibrahimaj propozon projekt industrial me BE-në, fokus te përpunimi i lëndëve të para kritike

nga Fast News
11:16 | 25/11/2026
0

Investimet europiane në fokus/ Tirana pret mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor

Investimet europiane në fokus/ Tirana pret mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor

nga Fast News
11:11 | 25/11/2026
0

Recent News

Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale

Këshilltari ekonomik i Ramës: Shqipëria rritet 4%, Gjermania ka vetëm 0.2% rritje potenciale

12:30 | 25/11/2026
Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

11:59 | 25/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora