Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

nga Fast News
1 minute më parë
në Biznes
0
Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtoresha e Përgjithshme e DG GROW në Komisionin Europian, Kerstin Jorna, prezantoi në Tiranë instrumentet që synojnë integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët Europian, duke theksuar se bizneset nuk duhet të presin anëtarësimin për të përfituar nga mundësitë e tregut të BE-së. Integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duhet të nisë përpara anëtarësimit, përmes hapave konkretë që u japin bizneseve akses gradual në tregun europian. Ky ishte mesazhi kryesor i drejtoreshës së Përgjithshme të DG GROW në Komisionin Europian, Kerstin Jorna, në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë.

Jorna theksoi se modeli i mëparshëm, ku vendet kandidate përfitonin kryesisht në momentin e anëtarësimit dhe shumë pak përpara tij, ka ndryshuar. Sipas saj, Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor i vitit 2023 vendosi në qendër integrimin në Tregun e Përbashkët, duke krijuar mundësi konkrete për kompanitë e rajonit. “Është ekonomia, budalla”, u shpreh Jorna, duke iu referuar arsyes pse Bashkimi Europian po ndryshon qasjen ndaj zgjerimit dhe integrimit ekonomik të vendeve të rajonit.

Ajo përmendi si shembull përfitimet që po sjell integrimi gradual, mes tyre mundësinë që kompanitë të kryejnë pagesa në euro përmes sistemit SEPA, me të njëjtën lehtësi dhe kosto si pagesat brenda vendit. Gjithashtu, theksoi se po punohet për lehtësimin e tranzitit doganor dhe uljen e tarifave të roaming-ut. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm, sipas saj, është komunikimi i Komisionit Europian i miratuar në tetor, “Përgatitja për një Bashkim më të Gjerë”, i cili e vendos integrimin gradual në një kornizë më të strukturuar dhe të parashikueshme të procesit të anëtarësimit.



Duke përdorur shprehjen shqipe “avash-avash”, Jorna e përshkroi këtë qasje si një proces hap pas hapi, sektor pas sektori dhe standard pas standardi, por me një dallim thelbësor: përfitimet duhet të vijnë që përpara anëtarësimit.

Tre instrumentet për bizneset e rajonit

Jorna prezantoi edhe tre instrumente konkrete për kompanitë e Ballkanit Perëndimor, që synojnë lehtësimin e hyrjes së tyre në tregun europian. I pari janë marrëveshjet ACAA, të cilat mundësojnë krijimin e një hapësire të përbashkët tregtare për produkte dhe sektorë të caktuar industrialë. Përmes përafrimit të standardeve teknike, certifikimit dhe mbikëqyrjes së tregut, kompanitë mund të testojnë dhe certifikojnë produktet një herë dhe më pas t’i shesin në të gjithë Bashkimin Europian, pa kontrolle dhe procedura të dyfishta.

Si shembuj të këtij procesi, Jorna përmendi negociatat me Ukrainën, Moldavinë dhe Serbinë, duke evidentuar sektorë si elektronika dhe pajisjet e tensionit të ulët. Instrumenti i dytë është “Autostrada e Tregut të Përbashkët”, që synon lidhjen e kompanive të rajonit me zinxhirët europianë të furnizimit, aleancat industriale dhe investitorët. Në këtë kuadër, ajo vlerësoi rëndësinë e takimeve B2B që zhvillohen gjatë forumit, si dhe diskutimet për zinxhirët e vlerës në rafinimin dhe riciklimin e lëndëve të para kritike.

Ndërsa instrumenti i tretë është Programi i Tregut të Përbashkët, ku janë përfshirë të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor. Përmes tij, bizneset kanë mundësi të aplikojnë në thirrje për financime dhe tenderë publikë të publikuar në portalin e Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së saj, Jorna vuri theksin edhe te roli i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat i cilësoi si motorë të inovacionit dhe hallka thelbësore të zinxhirëve të furnizimit, si në rajon ashtu edhe në Bashkimin Europian. Sipas saj, synimi i Europës është ndërtimi i një strukture të përbashkët industriale, ku produktet dhe teknologjitë e zhvilluara në Tiranë, Shkup, Sarajevë apo Beograd të jenë pjesë e zinxhirëve të prodhimit dhe tregtimit në qytetet europiane.

“Evropa ka nevojë për një Treg të Përbashkët guximtar, mjaftueshëm të sigurt në vetvete për t’u rritur, për të afruar fqinjët e tij dhe për të konkurruar me këdo në botë”, përfundoi Jorna.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Ministrja Ibrahimaj propozon projekt industrial me BE-në, fokus te përpunimi i lëndëve të para kritike

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

nga Fast News
11:59 | 25/11/2026
0

Ministrja Ibrahimaj propozon projekt industrial me BE-në, fokus te përpunimi i lëndëve të para kritike

Ministrja Ibrahimaj propozon projekt industrial me BE-në, fokus te përpunimi i lëndëve të para kritike

nga Fast News
11:16 | 25/11/2026
0

Investimet europiane në fokus/ Tirana pret mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor

Investimet europiane në fokus/ Tirana pret mbi 600 investitorë nga BE dhe Ballkani Perëndimor

nga Fast News
11:11 | 25/11/2026
0

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

Çka tregojnë postimet tuaja në Facebook, sipas shkencës

nga Fast News
07:00 | 25/11/2026
0

Recent News

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

Ndryshon qasja e BE-së ndaj Ballkanit, Drejtoresha e KE: Tre instrumente për bizneset e rajonit drejt tregut blu

11:59 | 25/11/2026
Ministrja Ibrahimaj propozon projekt industrial me BE-në, fokus te përpunimi i lëndëve të para kritike

Ministrja Ibrahimaj propozon projekt industrial me BE-në, fokus te përpunimi i lëndëve të para kritike

11:16 | 25/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora