Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Uncategorized

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

nga Fast News
1 minute më parë
në Uncategorized
0
Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Shtëpinë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në këtë vend. Në këtë hapësirë historike, 118 vite më parë, u zhvillua Kongresi i Manastirit, ku delegatët shqiptarë vendosën alfabetin e njësuar të gjuhës shqipe.

Gjatë vizitës, Rama vlerësoi rëndësinë historike të këtij momenti, duke theksuar se, ndryshe nga shumë takime të tjera historike në Ballkan, ku janë vendosur kufij dhe janë marrë vendime për luftëra, në Manastir shqiptarët u bashkuan për të përcaktuar mënyrën se si do të shkruanin dhe komunikonin me njëri-tjetrin. Kreu i qeverisë veçoi edhe kontributin e Parashqevi Qiriazit, e vetmja grua pjesëmarrëse në Kongresin e Manastirit, të cilën e cilësoi si një frymëzim edhe për hartimin e abetares së përbashkët me Kosovën.

Rama ngriti gjithashtu shqetësimin për sfidat që po përballet gjuha shqipe në epokën e teknologjisë, duke theksuar se gjuhët e vogla rrezikojnë të humbasin terren dhe se nevojiten projekte afatgjata për ruajtjen dhe zhvillimin e tyre. Sipas tij, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me institucionet shqiptare në rajon dhe diasporë, duhet të bashkëpunojnë për një strategji të përbashkët në mbrojtje të gjuhës shqipe. Në këtë drejtim, kryeministri propozoi krijimin e një biblioteke të madhe digjitale, të hapur për çdo fëmijë dhe mësues shqiptar në mbarë botën, e cila do të shërbente si një instrument për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe.



“Do të ishte vërtet e pajustifikueshme përballë historisë që Tirana dhe Prishtina, sot së bashku me të tjerët përreth, në këtë hapësirë ku shqipja gëzon të drejta që nuk i ka pasur më parë, të ndërmerrnin së bashku ndërtimin e një biblioteke të madhe digjitale të hapur për çdo fëmijë dhe mësues në mbarë botën”, u shpreh Rama.

Ai solli në vëmendje edhe vështirësitë e fëmijëve të diasporës për të komunikuar në shqip, duke nënvizuar nevojën për më shumë mbështetje në mësimin e gjuhës amtare, veçanërisht përmes bashkëpunimit me mësuesit që zhvillojnë mësim shqip në vende të ndryshme të botës.

Në vijim të vizitës në Manastir, Rama u ndal edhe në Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë, ku u zhvillua ceremonia e zbulimit të një pllake përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të hapjes së saj.

Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Manastir, Imer Selmani, e cilësoi pllakën si një dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe diplomatike, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së saj dhe përcjelljes te brezat e ardhshëm. Ai falënderoi kryeministrin Rama për praninë në këtë ceremoni, duke e konsideruar atë si një shenjë respekti ndaj historisë kombëtare dhe një mundësi për forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Etiketa: aktualitet
Pas

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

nga Fast News
20:25 | 22/11/2026
0

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

nga Fast News
19:31 | 22/11/2026
0

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

nga Fast News
12:41 | 22/11/2026
0

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

nga Fast News
16:36 | 21/11/2026
0

Recent News

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Shqipja përballet me agresionin e teknologjisë, duhet një bibliotekë e madhe digjitale

20:25 | 22/11/2026
“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

19:31 | 22/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora