Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Strehimi social/ Ibrahimaj: Kredi zero për blerjen e banesës dhe subvencionim të qirasë deri në 50%, ja kush përfiton

nga Fast News
3 minutes më parë
në Ekonomi
0
Strehimi social/ Ibrahimaj: Kredi zero për blerjen e banesës dhe subvencionim të qirasë deri në 50%, ja kush përfiton
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për strehimin social”, të cilat zgjerojnë nga gjashtë në tetë programet e strehimit dhe parashikojnë mekanizma të rinj mbështetjeje për të rinjtë, studentët dhe familjet që kanë vështirësi për të përballuar kostot e banimit. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të nismës në Kuvend, bëri të ditur se një nga risitë kryesore është mundësia e përfitimit të kredive me interes zero për blerjen e banesave me vlerë deri në 6 milionë lekë.

Kjo skemë do t’u drejtohet të rinjve, studentëve të masterit, profesionistëve në fillim të karrierës dhe kategorive të tjera që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj. Sipas shembullit të paraqitur nga ministrja, për një kredi prej 6 milionë lekësh me afat shlyerjeje 30 vjet, kësti mujor me interes tregu 5% do të ishte rreth 32 mijë lekë, ndërsa me interes zero zbret në 17 mijë lekë. Kjo do të sillte një kursim prej rreth 15 mijë lekësh në muaj ose 180 mijë lekësh në vit.

Ndërkohë, për banesat me vlerë deri në 20 milionë lekë parashikohet kredi me interes të lehtësuar 3%, ku shteti do të mbulojë diferencën mes normës së interesit të tregut dhe normës së përcaktuar. Përfituesit do të mund të përdorin gjithashtu garanci financiare për të mbuluar kontributin fillestar të kërkuar nga bankat. Një tjetër program i ri është subvencionimi i qirasë, përmes të cilit shteti do të mbulojë deri në 50% të vlerës së qirasë së pranueshme për studentët, të rinjtë dhe profesionistët që largohen nga qytetet e tyre për studime ose punësim.



Aplikimet për këtë skemë do të realizohen përmes platformës digjitale “Shtëpia jote”, e cila është aktualisht në proces përpunimi. Nëpërmjet saj, qytetarët do të mund të aplikojnë online, të ndjekin ecurinë e kërkesës dhe të marrin informacion mbi procesin. Platforma do t’u mundësojë edhe pronarëve të publikojnë banesat që ofrojnë me qira. Ndryshimet ligjore sjellin gjithashtu programin e qirasë me të drejtë blerjeje, ku një pjesë e pagesës mujore të qirasë do të llogaritet si vlerë e paguar për blerjen e banesës. Për financimin e programeve të reja parashikohet krijimi i Fondit për Strehimin dhe Kohezionin Social, ku do të bashkohen burime nga buxheti i shtetit, sektori privat dhe të ardhurat nga projektet e strehimit. Në këtë fond do të përfshihen edhe kontributet prej 3% për strehimin social që mblidhen nga bashkitë.
Sipas ministres Ibrahimaj, rreth 11.5 miliardë lekë nga kontributet e ndërtuesve për strehimin social rezultojnë aktualisht të papërdorura në llogaritë e bashkive. Fondi i ri synon të mundësojë orientimin e këtyre burimeve drejt zonave ku nevojat për strehim janë më të mëdha. Një tjetër mekanizëm i parashikuar është modeli 30-40-30 për ndërtimet e reja, ku 30% e ndërtesave ose lagjeve do t’i dedikohen strehimit social, 40% strehimit të përballueshëm dhe 30% tregut të lirë. Sipas ministres, synimi është që familjet përfituese të mos izolohen në zona të veçanta, por të integrohen në lagje me akses në shërbime dhe shkolla.

Ndryshimet parashikojnë edhe krijimin e Bordit për Strehimin Social dhe Strehimin e Përballueshëm, ndërsa bashkitë do të vijojnë të kenë rolin kryesor në identifikimin e nevojave dhe zbatimin e programeve. Një tjetër objektiv i reformës është thjeshtimi i procedurave dhe kalimi drejt aplikimeve elektronike, duke shmangur kërkesën ndaj qytetarëve për dokumente që institucionet shtetërore i disponojnë tashmë. Ndryshimet në ligjin për strehimin social janë pjesë e paketës së masave të qeverisë për vitin 2027, me synimin për të lehtësuar përballimin e kostove të jetesës dhe për të rritur mundësitë e qytetarëve për të siguruar një banesë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Tarifa të reja/ Uji do paguhet më shtrenjtë për familjet që konsumojnë më shumë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Strehimi social/ Ibrahimaj: Kredi zero për blerjen e banesës dhe subvencionim të qirasë deri në 50%, ja kush përfiton

Strehimi social/ Ibrahimaj: Kredi zero për blerjen e banesës dhe subvencionim të qirasë deri në 50%, ja kush përfiton

nga Fast News
11:59 | 19/11/2026
0

Tarifa të reja/ Uji do paguhet më shtrenjtë për familjet që konsumojnë më shumë

Tarifa të reja/ Uji do paguhet më shtrenjtë për familjet që konsumojnë më shumë

nga Fast News
11:00 | 19/11/2026
0

Të fyen apo poshtëron në punë? Shefi rrezikon 1 vit burg!

Të fyen apo poshtëron në punë? Shefi rrezikon 1 vit burg!

nga Fast News
09:35 | 19/11/2026
0

Aeroporti i Tiranës kryeson në Evropë, rritje 23.3% e pasagjerëve në tremujorin e tretë

Aeroporti i Tiranës kryeson në Evropë, rritje 23.3% e pasagjerëve në tremujorin e tretë

nga Fast News
09:10 | 19/11/2026
0

Recent News

Strehimi social/ Ibrahimaj: Kredi zero për blerjen e banesës dhe subvencionim të qirasë deri në 50%, ja kush përfiton

Strehimi social/ Ibrahimaj: Kredi zero për blerjen e banesës dhe subvencionim të qirasë deri në 50%, ja kush përfiton

11:59 | 19/11/2026
Tarifa të reja/ Uji do paguhet më shtrenjtë për familjet që konsumojnë më shumë

Tarifa të reja/ Uji do paguhet më shtrenjtë për familjet që konsumojnë më shumë

11:00 | 19/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora