Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Rriten gjobat për bizneset ushqimore, deri në 600 mijë lekë për shkeljet e higjienës

nga Fast News
33 seconds më parë
në Biznes
0
Rriten gjobat për bizneset ushqimore, deri në 600 mijë lekë për shkeljet e higjienës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset që operojnë në sektorin ushqimor mund të përballen me gjoba më të larta për shkeljet e standardeve të higjienës, gjurmueshmërisë dhe vetëkontrollit të produkteve. Ndryshimet parashikohen në projektligjin e ri “Për ushqimin”, i cili është aktualisht në konsultim publik dhe synon të zëvendësojë ligjin në fuqi të vitit 2008. Sipas draftit, gjobat për mosrespektimin e kushteve të higjienës propozohet të rriten nga 300–500 mijë lekë që janë aktualisht, në 400–600 mijë lekë. Penalitete më të larta parashikohen edhe për mosgarantimin e gjurmueshmërisë së produkteve, ku gjoba do të kalojë nga 100–200 mijë lekë në 150–250 mijë lekë.

Projektligji rishikon sistemin e kundërvajtjeve administrative për subjektet që prodhojnë, importojnë, përpunojnë ose tregtojnë ushqime, duke përcaktuar masa të diferencuara sipas natyrës së shkeljes. Për vendosjen në treg të ushqimeve të pasigurta, të dëmshme për shëndetin ose të papërshtatshme për konsum njerëzor, gjoba minimale propozohet të rritet nga 300 mijë në 400 mijë lekë, ndërsa kufiri maksimal mbetet 500 mijë lekë. Ndërkohë, për ushqimet e pasigurta që përdoren për ushqyerjen e kafshëve, penalitetet rriten nga 100–200 mijë lekë në 200–300 mijë lekë.

Rritje parashikohet edhe për shkeljet e kërkesave të vetëkontrollit, me gjoba nga 150 mijë deri në 250 mijë lekë, kundrejt 100–200 mijë lekëve që parashikohen aktualisht. Ndryshime ka edhe për etiketimin e produkteve ushqimore. Gjoba minimale për shkeljet në këtë drejtim rritet nga 50 mijë në 80 mijë lekë, ndërsa maksimumi mbetet 100 mijë lekë.



Për importimin e ushqimeve në kundërshtim me kërkesat ligjore, penaliteti mbetet i pandryshuar, nga 1 milion deri në 2 milionë lekë. I njëjti interval parashikohet edhe për shkeljet që lidhen me regjistrimin e stabilimenteve ushqimore. Përtej gjobave, projektligji parashikon edhe pezullimin ose tërheqjen e regjistrimit apo miratimit të stabilimentit, në rastet kur një produkt ushqimor i vendosur në treg rezulton se ka shkaktuar dëme në shëndetin e njeriut ose përbën rrezik potencial për jetën. Gjobat do të vendosen nga autoritetet kompetente, sipas fushave të përgjegjësisë, ndërsa të ardhurat e mbledhura do të kalojnë në buxhetin e shtetit.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Kuvendi miraton në parim buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rriten gjobat për bizneset ushqimore, deri në 600 mijë lekë për shkeljet e higjienës

Rriten gjobat për bizneset ushqimore, deri në 600 mijë lekë për shkeljet e higjienës

nga Fast News
08:30 | 19/11/2026
0

Kuvendi miraton në parim buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër

Kuvendi miraton në parim buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër

nga Fast News
07:54 | 19/11/2026
0

Profesionistët e BE-së në Shqipëri, projektligji i ri lehtëson njohjen e diplomave

Profesionistët e BE-së në Shqipëri, projektligji i ri lehtëson njohjen e diplomave

nga Fast News
19:39 | 18/11/2026
0

Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët

Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët

nga Fast News
17:59 | 18/11/2026
0

Recent News

Rriten gjobat për bizneset ushqimore, deri në 600 mijë lekë për shkeljet e higjienës

Rriten gjobat për bizneset ushqimore, deri në 600 mijë lekë për shkeljet e higjienës

08:30 | 19/11/2026
Kuvendi miraton në parim buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër

Kuvendi miraton në parim buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër

07:54 | 19/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora