Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët

nga Fast News
2 minutes më parë
në Biznes
0
Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria synon të forcojë kontrollin mbi sigurinë e produkteve joushqimore që tregtohen në vend, përfshirë edhe ato që shiten përmes platformave online. Një projektligj i ri, i publikuar për konsultim, parashikon rregulla më të rrepta për prodhuesit, importuesit, shpërndarësit dhe platformat e tregtimit në internet, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga produktet që mund të paraqesin rrezik për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Sipas projektligjit “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”, operatorët ekonomikë do të kenë detyrimin të vendosin në treg vetëm produkte të sigurta. Përpara se një produkt të hidhet në treg, prodhuesit duhet të kryejnë analizën e rrezikut dhe të përgatisin dokumentacionin teknik që provon sigurinë e tij.

Rregullat do të zbatohen edhe për produktet e shitura në internet, kur oferta u drejtohet konsumatorëve në Shqipëri. Në këtë rast, platformat online do të kenë detyrime të reja për identifikimin e tregtarëve dhe kontrollin e produkteve që ofrohen për shitje. Një nga elementet kryesore të projektligjit lidhet me ndërhyrjen ndaj produkteve të rrezikshme. Strukturat përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut mund t’u kërkojnë platformave online të heqin ofertat për produkte të pasigurta, të çaktivizojnë aksesin në përmbajtjen përkatëse ose të vendosin paralajmërime për konsumatorët. Platformat duhet të zbatojnë urdhrat brenda një afati jo më vonë se dy ditë pune nga marrja e tyre. Projektligji parashikon gjithashtu detyrimin për tërheqjen e produkteve të rrezikshme nga tregu dhe njoftimin e konsumatorëve që i kanë blerë ato. Në rastet kur një produkt rezulton i pasigurt, operatorët ekonomikë duhet të marrin masa korrigjuese, përfshirë tërheqjen ose kthimin e produktit, si dhe informimin e personave të prekur.

Për shkeljet e detyrimeve të përcaktuara në projektligj parashikohen edhe sanksione financiare. Personat juridikë, përfshirë bizneset dhe platformat online, mund të gjobiten nga 500 mijë deri në 2 milionë lekë, ndërsa për personat fizikë gjobat variojnë nga 100 mijë deri në 600 mijë lekë. Në rast përsëritjeje të së njëjtës shkelje brenda dy viteve, masa e gjobës mund të rritet deri në dyfish. Nisma synon gjithashtu përafrimin e legjislacionit shqiptar me Rregulloren e Bashkimit Evropian 2023/988 për sigurinë e përgjithshme të produkteve. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, parashikohet shfuqizimi i ligjit ekzistues të vitit 2011 për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore. Projektligji parashikon që ligji i ri të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, nëse miratohet nga Kuvendi.



 

Etiketa: aktualitet
Pas

1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët

Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët

nga Fast News
17:59 | 18/11/2026
0

1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj

1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj

nga Fast News
17:20 | 18/11/2026
0

Ministrja Ibrahimaj prezanton projektbuxhetin në Kuvend: Dyfishohen shtesat për pensionistët në 2027

Ministrja Ibrahimaj prezanton projektbuxhetin në Kuvend: Dyfishohen shtesat për pensionistët në 2027

nga Fast News
16:51 | 18/11/2026
0

Ulet çmimi i naftës, Bordi vendos tavanin e ri në 204 lekë/litri

Ulet çmimi i naftës, Bordi vendos tavanin e ri në 204 lekë/litri

nga Fast News
12:40 | 18/11/2026
0

Recent News

Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët

Projektligji i ri/ Siguria e produkteve, ndryshojnë rregullat për tregtarët

17:59 | 18/11/2026
1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj

1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj

17:20 | 18/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora