Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj

nga Fast News
2 minutes më parë
në Biznes
0
1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Hapja e bizneseve të reja në Shqipëri vijon të përqendrohet kryesisht në Tiranë, ndërsa tregtia, akomodimi dhe shërbimet ushqimore mbeten ndër sektorët më të preferuar për sipërmarrësit. Gjatë muajit tetor 2026 janë regjistruar 1,755 subjekte të reja ekonomike, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB). Nga totali i bizneseve të regjistruara, 1,465 kanë pronësi 100% shqiptare, 272 janë tërësisht me kapital të huaj, ndërsa 18 kanë kapital të përbashkët shqiptar dhe të huaj. Në këtë mënyrë, 290 biznese të reja, ose rreth 16.5% e totalit, kanë pjesëmarrje të kapitalit të huaj.

Sa i përket formës ligjore, dominon regjistrimi si person fizik, me 1,263 subjekte, që përbëjnë rreth 72% të bizneseve të reja. Ndërkohë, janë regjistruar 484 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, tri degë të shoqërive të huaja, dy shoqëri të bashkëpunimit bujqësor, dy shoqëri të thjeshta dhe një shoqëri aksionare. Në aspektin gjeografik, Tirana kryeson bindshëm me 1,019 biznese të reja, ose rreth 58% të regjistrimeve në të gjithë vendin. Pas kryeqytetit renditet Durrësi me 214 subjekte, Vlora me 119, Fieri me 92 dhe Elbasani me 77 regjistrime.

Për sa i përket sektorëve ekonomikë, tregtia me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motoçikletave, kryeson me 425 biznese të reja. Në vendin e dytë renditet akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 188 subjekte, i ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 169 biznese dhe ndërtimi me 162. Të dhënat tregojnë gjithashtu se 543 nga subjektet e regjistruara gjatë tetorit administrohen nga femra, duke përfaqësuar rreth 31% të totalit të bizneseve të reja. Përveç regjistrimeve të subjekteve ekonomike, QKB ka administruar gjatë këtij muaji edhe 190 regjistrime të lejeve dhe licencave, ndërsa në Regjistrin e Pronarëve Përfitues janë regjistruar 512 subjekte. Në total, numri i aplikimeve të administruara nga Qendra Kombëtare e Biznesit në tre regjistrat e saj gjatë tetorit arriti në 11,248.



Etiketa: aktualitet
Pas

Ministrja Ibrahimaj prezanton projektbuxhetin në Kuvend: Dyfishohen shtesat për pensionistët në 2027

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj

1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj

nga Fast News
17:20 | 18/11/2026
0

Ministrja Ibrahimaj prezanton projektbuxhetin në Kuvend: Dyfishohen shtesat për pensionistët në 2027

Ministrja Ibrahimaj prezanton projektbuxhetin në Kuvend: Dyfishohen shtesat për pensionistët në 2027

nga Fast News
16:51 | 18/11/2026
0

Ulet çmimi i naftës, Bordi vendos tavanin e ri në 204 lekë/litri

Ulet çmimi i naftës, Bordi vendos tavanin e ri në 204 lekë/litri

nga Fast News
12:40 | 18/11/2026
0

Strehimi, Rama: Plani i ri do të ndihmojë 10 mijë familje

Strehimi, Rama: Plani i ri do të ndihmojë 10 mijë familje

nga Fast News
12:20 | 18/11/2026
0

Recent News

1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj

1755 biznese të reja në tetor, 16.5% me kapital të huaj

17:20 | 18/11/2026
Ministrja Ibrahimaj prezanton projektbuxhetin në Kuvend: Dyfishohen shtesat për pensionistët në 2027

Ministrja Ibrahimaj prezanton projektbuxhetin në Kuvend: Dyfishohen shtesat për pensionistët në 2027

16:51 | 18/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora