Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

nga Fast News
5 minutes më parë
në Aktualitet
0
Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të ketë një sistem të standardizuar për regjistrimin, klasifikimin dhe administrimin e shtigjeve turistike. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka miratuar rregulloren e re që përcakton standardet për hapjen, sinjalistikën, mirëmbajtjen dhe monitorimin e itinerareve, me synimin për të rritur sigurinë e vizitorëve dhe për të nxitur zhvillimin e turizmit malor dhe të aventurës. Dokumenti përcakton gjithashtu përgjegjësitë e institucioneve dhe subjekteve që angazhohen në administrimin e shtigjeve turistike.

Regjistër kombëtar dhe platformë digjitale

Një nga risitë kryesore është krijimi i Regjistrit Kombëtar të Shtigjeve dhe Platformës Kombëtare të Shtigjeve, e cila do të jetë e aksesueshme online për publikun. Përmes saj, turistët do të mund të informohen për gjatësinë e itinerareve, kohën e nevojshme të ecjes, nivelin e vështirësisë, lartësinë, koordinatat gjeografike dhe pikat me interes turistik. Gjithashtu, do të publikohen të dhëna për burimet e ujit, vendet e pushimit, strehat, kampingjet, vendparkimet dhe rreziqet përgjatë itinerarit. Platforma do të shërbejë edhe për njoftimin e vizitorëve mbi kufizimet, devijimet dhe mbylljet e përkohshme të shtigjeve. Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor do të ketë funksione teknike dhe operacionale për standardizimin, regjistrimin, klasifikimin dhe monitorimin e tyre.

Katër nivele vështirësie për shtigjet turistike

Rregullorja parashikon një klasifikim të unifikuar në katër kategori: shtigje të lehta, shtigje malore të moderuara, shtigje malore të vështira dhe rrugëkalime alpine. Kategorizimi do të bëhet duke marrë në konsideratë karakteristikat e terrenit, pjerrësinë, gjerësinë e shtegut dhe ekspozimin ndaj rrezikut të rënies. Përllogaritja e kohës së ecjes do të bazohet në standarde teknike që marrin parasysh distancën, ngjitjen dhe zbritjen. Ndërkohë, çdo itinerar do të pajiset me një kod unik identifikimi, të lidhur me bashkinë ku ndodhet. Për shtigjet që kalojnë në territorin e disa bashkive, identifikimi do të bëhet sipas bashkisë ku itinerari ka gjatësinë më të madhe.

Regjistrimi i shtigjeve, vendimi brenda 60 ditëve

Përfshirja në regjistrin kombëtar do të bëhet përmes një procedure të përcaktuar, ku kërkesat shqyrtohen nga strukturat teknike dhe Komisioni Kombëtar i Shtigjeve Turistike. Në rastet kur dokumentacioni rezulton i paplotë, aplikuesit do të kenë 15 ditë kalendarike për ta plotësuar. Ndërsa vendimi për miratimin ose refuzimin teknik të kërkesës do të merret brenda 60 ditëve kalendarike nga administrimi i dokumentacionit të plotë. Rregullorja parashikon edhe verifikime në terren, kur ato konsiderohen të nevojshme për të konfirmuar kushtet dhe karakteristikat e itinerarit.

Mbyllje të përkohshme për shtigjet që paraqesin rrezik

Një tjetër element i rëndësishëm lidhet me sigurinë e turistëve. Në rastet e reshjeve intensive, rrëshqitjeve të dherave, zjarreve, përmbytjeve apo dëmtimeve të infrastrukturës, autoritetet mund të vendosin kufizimin e përdorimit ose mbylljen e përkohshme të shtigjeve. Vendimi mund të merret menjëherë nga kryetari i Komisionit Kombëtar të Shtigjeve, pa qenë e nevojshme mbledhja paraprake e këtij komisioni. Në raste të tilla, informacioni duhet të publikohet në platformën kombëtare dhe në terren duhet të vendoset sinjalistika paralajmëruese ose bllokuese. Nëse devijimi i itinerarit zgjat më shumë se dy muaj, duhet të përditësohet edhe gjurma e tij digjitale. Ndërsa kur një shteg nuk mund të rikthehet në kushte të sigurta, mund të propozohet mbyllja për një periudhë të pacaktuar ose çregjistrimi i tij.

Inspektim dhe mirëmbajtje të paktën një herë në vit

Sipas rregullores, shtigjet turistike duhet t’i nënshtrohen inspektimit dhe mirëmbajtjes të paktën një herë në vit. Ndërhyrjet përfshijnë pastrimin e pengesave, mirëmbajtjen e sistemeve të kullimit, riparimin e pjesëve të dëmtuara, kontrollin e urave dhe strukturave mbështetëse, si dhe rifreskimin ose zëvendësimin e sinjalistikës. Edhe projektimi dhe ndërtimi i shtigjeve të reja do të duhet të mbështetet në një vlerësim paraprak të kushteve të terrenit, ndikimit në mjedis dhe sigurisë së vizitorëve.

Detyrime edhe për turistët

Rregullorja përcakton edhe rregullat që duhet të respektojnë vizitorët gjatë përdorimit të shtigjeve. Ata duhet të qëndrojnë në itineraret e përcaktuara, të mbrojnë mjedisin dhe biodiversitetin dhe të mos dëmtojnë strukturat apo sinjalistikën. Gjithashtu, rekomandohet planifikimi paraprak i udhëtimit, përdorimi i veshjeve dhe pajisjeve të përshtatshme, marrja e ujit dhe ushqimeve të mjaftueshme dhe informimi i personave të tjerë për itinerarin e zgjedhur. Me këtë rregullore synohet krijimi i një kuadri të përbashkët për administrimin e shtigjeve turistike në të gjithë vendin, duke i kthyer ato në itinerare më të sigurta, të mirëmbajtura dhe të aksesueshme për vizitorët vendas dhe të huaj.

Etiketa: aktualitet
Pas

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

nga Fast News
15:20 | 13/11/2026
0

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

nga Fast News
14:50 | 13/11/2026
0

Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social

Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social

nga Fast News
14:15 | 13/11/2026
0

Kreditë në lekë ruajnë avantazhin, BSH: Interesat në euro rriten, ngushtohet diferenca mes dy monedhave

Kreditë në lekë ruajnë avantazhin, BSH: Interesat në euro rriten, ngushtohet diferenca mes dy monedhave

nga Fast News
12:59 | 13/11/2026
0

Recent News

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

Shqipëria me rregulla të reja për shtigjet turistike, regjistër kombëtar dhe mbyllje për itineraret e rrezikshme

15:20 | 13/11/2026
Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

14:50 | 13/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora