Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social

nga Fast News
1 minute më parë
në Aktualitet
0
Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria propozon zgjerimin e skemave të mbështetjes për strehimin, duke përfshirë kredi me interes zero për banesa deri në 60 mijë euro, kredi me interes 3% për prona deri në 200 mijë euro dhe subvencionim deri në 50% të qirasë. Ndryshimet synojnë të përfshijnë jo vetëm familjet në nevojë, por edhe çiftet e reja, të rinjtë, profesionistët dhe shtresën e mesme. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm ndryshimet e propozuara në ligjin “Për strehimin social”, të cilat synojnë zgjerimin e programeve ekzistuese dhe krijimin e instrumenteve të reja për përballimin e kostove të banimit. Një nga skemat kryesore parashikon kredi me interes zero për blerjen e banesave me vlerë deri në 60 mijë euro.

Ndërsa për banesat me vlerë deri në 200 mijë euro propozohet një kredi me interes 3%, ku diferenca e normës së interesit do të subvencionohet nga shteti. Një tjetër risi është mundësia e përfitimit të kredive pa parapagim, përmes instrumenteve të garancisë që do të mbulojnë këtë pjesë të financimit. Sipas ministres Ibrahimaj, kjo masë synon të ndihmojë veçanërisht çiftet e reja dhe profesionistët në fillim të karrierës, të cilët shpesh nuk kanë mundësi të krijojnë kursimet e nevojshme për parapagimin e një banese. Për të ilustruar përfitimin nga kredia me interes zero, ministrja solli shembullin e një banese me vlerë 6 milionë lekë. Për një kredi 30-vjeçare pa interes, kësti mujor do të ishte rreth 16.667 lekë, ndërsa nëse e njëjta kredi do të merrej me interes 5%, kësti do të arrinte në rreth 32 mijë lekë. Projektligji parashikon gjithashtu subvencionimin deri në 50% të qirasë për një periudhë të kufizuar, duke iu referuar çmimeve mesatare të miratuara nga këshillat bashkiakë. Skema synon të mbështesë të rinjtë, familjet e reja dhe profesionistët që zhvendosen në qytete të tjera për studime apo punësim. Një tjetër instrument i propozuar është modeli “nga qiraja në blerje”. Përmes tij, një pjesë e qirasë së paguar për banesat e ndërtuara për qëllime sociale dhe të përballueshme mund të zbritet nga çmimi përfundimtar në rast se përfituesi vendos ta blejë banesën.

Modeli i ri i lagjeve: 30% sociale, 40% të përballueshme dhe 30% në tregun e lirë

Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe një model të ri zhvillimi të lagjeve në toka shtetërore, përmes formulës 30-40-30. Sipas kësaj skeme, 30% e apartamenteve do të jenë për strehim social, 40% për strehim të përballueshëm dhe 30% do të jenë në tregun e lirë, për shitje ose qira. Sipas Ibrahimajt, ky model synon të shmangë krijimin e lagjeve të izoluara vetëm për kategoritë në nevojë dhe të sigurojë integrimin e tyre me pjesën tjetër të komunitetit, duke garantuar akses në shkolla, kopshte, çerdhe dhe infrastrukturë. Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e Fondit të Strehimit dhe Kohezionit Social, ku do të përfshihen fondet e buxhetit të shtetit, kontributet prej 3% të bashkive, donacionet, sponsorizimet dhe burime të tjera të ligjshme financimi. Sipas ministres, rreth 11.5 miliardë lekë të mbledhura nga bashkitë përmes këtij mekanizmi ndodhen në llogaritë e tyre dhe nuk janë përdorur deri më tani. Përmes fondit të ri synohet vënia e këtyre burimeve në funksion të programeve të strehimit social dhe të përballueshëm. Ndryshimet parashikojnë edhe riorganizimin e strukturave përgjegjëse për zbatimin e politikave të strehimit, përmes krijimit të një bordi drejtues dhe zgjerimit të kompetencave të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Gjithashtu, parashikohet transformimi i Entit Kombëtar të Banesave në shoqëri aksionare, me rol në ndërtimin dhe menaxhimin e banesave të financuara nga fondet publike.

30 mijë familje të mbështetura që nga viti 2018

Duke prezantuar rezultatet e deritanishme të programeve të strehimit, Ibrahimaj bëri të ditur se që prej vitit 2018 janë mbështetur rreth 30 mijë familje, ose afërsisht 100 mijë qytetarë. Nga këto, rreth 14 mijë familje kanë përfituar subvencionim të qirasë, mbi 7 mijë familje kanë marrë kredi të lehtësuara, ndërsa janë ndërtuar më shumë se 1 mijë banesa sociale. Gjithashtu, janë përmirësuar kushtet e banimit për mbi 6 mijë familje. Vetëm gjatë vitit 2026, janë parashikuar rreth 700 milionë lekë për përmirësimin e kushteve të banimit të 663 familjeve në 26 bashki. Ministrja argumentoi nevojën për zgjerimin e politikave të strehimit edhe me ndryshimet demografike dhe rritjen e kostove të banimit. Sipas të dhënave të Censusit 2023, Shqipëria ka rreth 756 mijë familje, 4.7% më shumë se në vitin 2021, ndërsa madhësia mesatare e familjes ka zbritur nga 3.7 në rreth 3 anëtarë. Projektligji synon të zgjerojë mbështetjen përtej kategorive tradicionale të strehimit social, duke përfshirë edhe familjet me të ardhura mesatare, çiftet e reja, të rinjtë në fillim të karrierës dhe punonjësit e shërbimeve publike. Ndryshimet janë ende në fazën e shqyrtimit parlamentar.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Kreditë në lekë ruajnë avantazhin, BSH: Interesat në euro rriten, ngushtohet diferenca mes dy monedhave

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social

Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social

nga Fast News
14:15 | 13/11/2026
0

Kreditë në lekë ruajnë avantazhin, BSH: Interesat në euro rriten, ngushtohet diferenca mes dy monedhave

Kreditë në lekë ruajnë avantazhin, BSH: Interesat në euro rriten, ngushtohet diferenca mes dy monedhave

nga Fast News
12:59 | 13/11/2026
0

Nis zbatimi i plumbçeve elektronike në Porto Romano, monitorim në kohë reale i autocisternave

Nis zbatimi i plumbçeve elektronike në Porto Romano, monitorim në kohë reale i autocisternave

nga Fast News
12:19 | 13/11/2026
0

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

Bankat në Shqipëri drejt rregullave të reja, më shumë kontrolle dhe garanci për kursimet e qytetarëve

nga Fast News
09:40 | 13/11/2026
0

Recent News

Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social

Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social

14:15 | 13/11/2026
Kreditë në lekë ruajnë avantazhin, BSH: Interesat në euro rriten, ngushtohet diferenca mes dy monedhave

Kreditë në lekë ruajnë avantazhin, BSH: Interesat në euro rriten, ngushtohet diferenca mes dy monedhave

12:59 | 13/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora