Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

nga Fast News
3 minutes më parë
në Teknologji
0
Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Probleme me aksesin dhe funksionimin e shërbimeve Outlook, Teams dhe Azure po raportohen në disa rajone, duke nxitur Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) të publikojë një njoftim për përdoruesit.

Sipas informacionit të raportuar nga Microsoft, ndërprerjet lidhen me ngarkesën e lartë në infrastrukturën e kompanisë dhe nuk kanë si shkak një incident kibernetik. AKSK bën me dije se po monitoron situatën dhe do të informojë për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Megjithatë, autoriteti paralajmëron se situata mund të shfrytëzohet nga aktorë keqdashës për të mashtruar përdoruesit, përmes mesazheve dhe telefonatave që ofrojnë ndihmë të rreme për rikthimin e aksesit në llogaritë Microsoft. Në mënyrë të veçantë, përdoruesit këshillohen të tregojnë kujdes ndaj email-eve që kërkojnë rivendosjen e fjalëkalimit, SMS-ve që pretendojnë se llogaria është bllokuar dhe telefonatave nga persona që prezantohen si staf i mbështetjes teknike (IT Support).

Për të shmangur rrezikun e vjedhjes së të dhënave, AKSK rekomandon që përdoruesit të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, por të aksesojnë shërbimet vetëm përmes faqeve dhe aplikacioneve zyrtare. Gjithashtu, nuk duhet të ndajnë fjalëkalime, kode verifikimi apo të dhëna konfidenciale dhe as të lejojnë persona të paverifikuar të ndërhyjnë në pajisjet e tyre. Institucionet dhe kompanitë këshillohen të verifikojnë çdo kërkesë për ndërhyrje teknike me stafin e tyre IT, të informojnë punonjësit për këto skema mashtrimi dhe të kontrollojnë planet e vazhdimësisë së punës, përfshirë aksesin në kopjet rezervë të dokumenteve dhe përdorimin e kanaleve alternative të komunikimit. AKSK u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në adresën elektronike [email protected].

 

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

nga Fast News
14:50 | 13/11/2026
0

Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social

Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social

nga Fast News
14:15 | 13/11/2026
0

Kreditë në lekë ruajnë avantazhin, BSH: Interesat në euro rriten, ngushtohet diferenca mes dy monedhave

Kreditë në lekë ruajnë avantazhin, BSH: Interesat në euro rriten, ngushtohet diferenca mes dy monedhave

nga Fast News
12:59 | 13/11/2026
0

Nis zbatimi i plumbçeve elektronike në Porto Romano, monitorim në kohë reale i autocisternave

Nis zbatimi i plumbçeve elektronike në Porto Romano, monitorim në kohë reale i autocisternave

nga Fast News
12:19 | 13/11/2026
0

Recent News

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

Probleme me Outlook, Teams dhe Azure në disa rajone, AKSK paralajmëron për mashtrime kibernetike

14:50 | 13/11/2026
Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social

Kredi me 0% interes për banesa deri në 60 mijë euro, Ibrahimaj prezanton ndryshimet në ligjin e strehimit social

14:15 | 13/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora