Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

nga Fast News
9 seconds më parë
në Aktualitet
0
Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Repartet ushtarake do të përfitojnë investime të konsiderueshme nga buxheti i vitit 2027, me fokus modernizimin e kapaciteteve luftarake, përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjen me sisteme të reja ushtarake.

Sipas planifikimit buxhetor, vetëm për katër strukturat kryesore të Forcave të Luftimit, përkatësisht Forcën Tokësore, Ajrore, Detare dhe Regjimentin e Operacioneve Speciale, parashikohen investime në vlerën e 24.5 miliardë lekëve.

Pjesën më të madhe të financimit do ta marrë Forca Ajrore, me rreth 9.4 miliardë lekë dhe 18 projekte investimi. Në fokus është pajisja me bateri të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme, që përbën një nga investimet më të rëndësishme të kësaj strukture.

Gjithashtu, parashikohet ngritja e Shkollës së Aviacionit dhe ndërtimi i hangarëve përkatës. Investime do të kryhen edhe në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të ndërtohet një qendër kontrolli, riparimi, mirëmbajtjeje dhe depo logjistike. Ndërsa në Bazën Ajrore të Farkës do të ngrihet një kullë e kontrollit të trafikut ajror.

Lista e investimeve për vitin 2027 përfshin edhe blerjen e avionëve me krahë fiks shumërolësh dhe ndërtimin e një sistemi kundër dronëve C-UAS. Ndërkohë, kompletimi me helikopterë UH-60 Black Hawk është planifikuar të përfundojë në vitin 2029.

5.4 miliardë lekë për një anije të re luftarake

Në Forcën Detare, një prej investimeve kryesore është blerja e një anijeje patrulluese luftarake, të pajisur me sistemet përkatëse luftarake. Kostoja e parashikuar për këtë projekt arrin në rreth 5.4 miliardë lekë.

Paralelisht, vëmendje do t’i kushtohet zhvillimit të infrastrukturës për bazën detare të NATO-s në portin e ri të Porto-Romanos, si dhe rikonstruksionit të tunelit të nëndetëseve dhe punimeve infrastrukturore në Porto Palermo.

7.7 miliardë lekë për Forcën Tokësore

Ndërkohë, Forca Tokësore do të përfitojë rreth 7.7 miliardë lekë për realizimin e 15 investimeve të planifikuara gjatë vitit 2027. Këto projekte synojnë përmirësimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës së kësaj strukture ushtarake.

Në fund të listës, për nga vlera e investimeve, renditet Regjimenti i Operacioneve Speciale, i cili do të ketë financimin më të ulët krahasuar me strukturat e tjera të Forcave të Luftimit.

Investimet janë pjesë e planit të modernizimit të Forcave të Armatosura, me synimin për të rritur kapacitetet mbrojtëse të vendit dhe përmbushur angazhimet në kuadër të NATO-s.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

nga Fast News
18:59 | 11/11/2026
0

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

nga Fast News
18:36 | 11/11/2026
0

Bashkitë ngadalësojnë shlyerjen e borxheve, 3 miliardë lekë detyrime të prapambetura në fund të shtatorit

Bashkitë ngadalësojnë shlyerjen e borxheve, 3 miliardë lekë detyrime të prapambetura në fund të shtatorit

nga Fast News
18:33 | 11/11/2026
0

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

nga Fast News
17:20 | 10/11/2026
0

Recent News

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

18:59 | 11/11/2026
Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

18:36 | 11/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora