Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

nga Fast News
32 minutes më parë
në Ekonomi
0
Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pagesat në euro përmes sistemit bankar në Shqipëri vijojnë të rriten, si në numër transaksionesh, ashtu edhe në vlerë monetare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, përmes sistemit AIPS-EURO janë kryer rreth 288 mijë pagesa për klientët, me një vlerë totale prej 4.3 miliardë eurosh. Tendenca rritëse është shfaqur që në fillim të vitit, me një intensifikim të aktivitetit gjatë muajve të verës. Nëse në janar numri i pagesave ishte rreth 31 mijë, në korrik ai iu afrua 50 mijë, duke shënuar nivelin më të lartë për periudhën janar-korrik.

Edhe vlera e transaksioneve ka ndjekur një ecuri përgjithësisht pozitive, megjithëse me luhatje mujore. Prilli regjistroi vlerën më të lartë të pagesave deri në korrik, ndërsa gjatë qershorit dhe korrikut transfertat qëndruan në nivele të konsiderueshme, mbi 700 milionë euro në muaj. Aktiviteti i lartë ka vijuar edhe gjatë shtatorit. Sipas të dhënave, gjatë këtij muaji janë kryer mbi 48 mijë transaksione, me një vlerë totale prej afro 725 milionë eurosh. Krahasuar me gushtin, numri i pagesave është rritur me rreth 10%, ndërsa vlera e tyre ka shënuar një zgjerim prej afro 9%. Për nga numri i transaksioneve, shtatori renditet ndër muajt më aktivë të vitit, pas korrikut. Ndërsa për nga vlera monetare, ai shënon nivelin e dytë më të lartë, pas muajit prill.

Përmes sistemit AIPS-EURO, individët dhe bizneset mund të kryejnë pagesa dhe transferta në monedhën europiane përmes bankave të nivelit të dytë. Për sipërmarrjet, ky kanal lehtëson shlyerjen e detyrimeve ndaj furnitorëve dhe partnerëve tregtarë, ndërsa për individët mundëson kryerjen e transfertave dhe pagesave të ndryshme në euro. Rritja e vazhdueshme e numrit dhe vlerës së transaksioneve dëshmon për përdorimin gjithnjë e më të lartë të këtij sistemi në ekonominë shqiptare, duke e konsoliduar AIPS-EURO si një kanal të rëndësishëm për pagesat ndërbankare në monedhën europiane.

 

Pas

Bashkitë ngadalësojnë shlyerjen e borxheve, 3 miliardë lekë detyrime të prapambetura në fund të shtatorit

Para

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

Para
Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

nga Fast News
18:59 | 11/11/2026
0

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

nga Fast News
18:36 | 11/11/2026
0

Bashkitë ngadalësojnë shlyerjen e borxheve, 3 miliardë lekë detyrime të prapambetura në fund të shtatorit

Bashkitë ngadalësojnë shlyerjen e borxheve, 3 miliardë lekë detyrime të prapambetura në fund të shtatorit

nga Fast News
18:33 | 11/11/2026
0

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

nga Fast News
17:20 | 10/11/2026
0

Recent News

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

18:59 | 11/11/2026
Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

Rriten pagesat në euro përmes bankave, 725 milionë euro transaksione vetëm në shtator

18:36 | 11/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora