Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

nga Fast News
2 minutes më parë
në Aktualitet
0
Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, i planifikuar të mbahej nga 11 deri më 15 nëntor, është shtyrë për në muajin dhjetor. Organizatorët bëjnë me dije se vendimi është marrë për shkak të situatës së tensionuar në Tiranë, e cila mund të ndikojë në pjesëmarrjen e vizitorëve. Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026” nuk do të zhvillohet në datat e parashikuara, 11-15 nëntor, por do të zhvendoset në muajin dhjetor.

Lajmi është bërë i ditur nga grupi organizator i panairit, i cili argumenton se situata e tensionuar dhe shqetësuese në Tiranë nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve dhe lexuesve. Sipas organizatorëve, shqetësimi lidhet veçanërisht me pjesëmarrjen e të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të këtij aktiviteti.

Vendimi është marrë pas konsultimeve me botues, pedagogë, mësues dhe lexues. Në njoftimin zyrtar theksohet se panairi do të zhvillohet brenda këtij viti, gjatë muajit dhjetor, ndërsa datat e sakta do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Panairi i Librit është një nga aktivitetet kryesore kulturore në vend, ku çdo vit mblidhen botues, autorë dhe lexues, duke promovuar letërsinë dhe krijimtarinë shqiptare e të huaj.

Njoftimi i plotë:

Të dashur kolegë botues dhe ekspozues të Panairit të 29 të Librit “Tirana 2026”,
Të nderuar lexues,
Grupi organizator i Panairit, pas këshillimeve me shumë botues, pedagogë, mësues dhe lexues, vlerëson se organizimi i tij në datat e parashikuara (11-15 nëntor 2026), për shkak të situatës së tensionuar dhe shqetësuese në Tiranë, nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve dhe lexuesve, veçanërisht të të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të Panairit të Librit.
Ju njoftojmë se Panairi i 29 i Librit “Tirana 2026” do të zhvillohet gjatë muajit dhjetor, pra brenda këtij viti.
Datat e sakta do t’jua bëjmë të ditura shumë shpejt.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe durimin, ju urojmë punë të mbarë!

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

nga Fast News
15:46 | 03/11/2026
0

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

nga Fast News
15:42 | 03/11/2026
0

Buxheti 2027, Karakaçi: Prioritet Elbasan-Qafë Thanë, Tiranë-Durrës dhe Kombinat-Ndroq-Plepa

Buxheti 2027, Karakaçi: Prioritet Elbasan-Qafë Thanë, Tiranë-Durrës dhe Kombinat-Ndroq-Plepa

nga Fast News
15:41 | 03/11/2026
0

Integrimi varet nga 27 vendet e BE-së, Rama në Bruksel: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në fund të 2027

Integrimi varet nga 27 vendet e BE-së, Rama në Bruksel: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në fund të 2027

nga Fast News
15:30 | 03/11/2026
0

Recent News

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

15:46 | 03/11/2026
Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

15:42 | 03/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora