Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

nga Fast News
6 minutes më parë
në Aktualitet
0
Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

10 miliardë lekë janë investuar për ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet gjatë periudhës 2025-2027. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se financimi vjetor për këto tre fusha tejkalon 3 miliardë lekë, ndërsa prioritet mbetet modernizimi i infrastrukturës dhe përshtatja e saj me ndryshimet klimatike. Modernizimi i sistemeve të ujitjes dhe kullimit, si dhe mbrojtja e tokave bujqësore nga përmbytjet, do të mbështeten me 10 miliardë lekë investime gjatë periudhës 2025-2027.

Shifrat u bënë publike nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë konferencës ndërkombëtare “ALBANIA WATER 2030”, ku në fokus ishte menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve ujore dhe sfidat që ndryshimet klimatike paraqesin për bujqësinë. Salla bëri të ditur se ministria financon çdo vit mbi 3 miliardë lekë për infrastrukturën e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet, me synim përmirësimin e shërbimeve për fermerët dhe rritjen e qëndrueshmërisë së prodhimit bujqësor.

“Modernizimi i bujqësisë kërkon vizion afatgjatë, investime të qëndrueshme dhe politika të mbështetura në dije dhe ekspertizë shkencore. Çdo vit, financojmë mbi 3 miliardë lekë për këto tri fusha”, u shpreh ministri. Një nga sfidat kryesore, sipas tij, mbetet përshtatja e infrastrukturës bujqësore me ndryshimet klimatike. Për këtë arsye, investimet nuk duhet të kufizohen vetëm në rehabilitimin e sistemeve ekzistuese, por të shoqërohen me studime shkencore, analiza të bilanceve ujore dhe zgjidhje teknologjike sipas karakteristikave të territorit.

Në këtë kuadër, ministri evidentoi rëndësinë e rritjes së kapaciteteve ujëmbledhëse dhe kalimit drejt sistemeve moderne të ujitjes me presion. Si shembuj të investimeve në këtë drejtim, ai përmendi projektet e mbështetura nga Banka Botërore në Divjakë dhe në zonën Mursi-Konispol, si dhe ndërhyrjet në sistemet e kullimit në Maliq dhe Torovicë. Një tjetër element i rëndësishëm është bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës, përmes studimeve të përbashkëta, identifikimit të problematikave në terren dhe monitorimit të rezultateve të investimeve. Sipas Sallës, ky partneritet synon të përmirësojë mënyrën e planifikimit të projekteve dhe të rrisë eficiencën në përdorimin e fondeve publike. Konferenca “ALBANIA WATER 2030” mblodhi përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare, ekspertë dhe akademikë për të diskutuar mbi menaxhimin e burimeve ujore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Buxheti 2027, Karakaçi: Prioritet Elbasan-Qafë Thanë, Tiranë-Durrës dhe Kombinat-Ndroq-Plepa

Para

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

Para
Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

nga Fast News
15:46 | 03/11/2026
0

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

nga Fast News
15:42 | 03/11/2026
0

Buxheti 2027, Karakaçi: Prioritet Elbasan-Qafë Thanë, Tiranë-Durrës dhe Kombinat-Ndroq-Plepa

Buxheti 2027, Karakaçi: Prioritet Elbasan-Qafë Thanë, Tiranë-Durrës dhe Kombinat-Ndroq-Plepa

nga Fast News
15:41 | 03/11/2026
0

Integrimi varet nga 27 vendet e BE-së, Rama në Bruksel: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në fund të 2027

Integrimi varet nga 27 vendet e BE-së, Rama në Bruksel: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në fund të 2027

nga Fast News
15:30 | 03/11/2026
0

Recent News

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

15:46 | 03/11/2026
Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

15:42 | 03/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora