Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Buxheti 2027, Karakaçi: Prioritet Elbasan-Qafë Thanë, Tiranë-Durrës dhe Kombinat-Ndroq-Plepa

nga Fast News
8 minutes më parë
në Aktualitet
0
Buxheti 2027, Karakaçi: Prioritet Elbasan-Qafë Thanë, Tiranë-Durrës dhe Kombinat-Ndroq-Plepa
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi në komisionin parlamentar projektbuxhetin e vitit 2027 për sektorin, duke bërë të ditur se financimi i brendshëm do të mbështesë një sërë projektesh të reja rrugore. Në fokus janë zgjerimi i Tiranë-Durrës, vijimi i aksit Kombinat-Ndroq-Plepa dhe bypass-i i Elbasanit. Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, vijimi i aksit Kombinat-Ndroq-Plepa dhe ndërtimi i bypass-it të Elbasanit janë ndër projektet prioritare të sektorit të infrastrukturës për vitin 2027. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, bëri të ditur se financimi i brendshëm do të mbështesë një portofol të ri investimesh në rrjetin rrugor kombëtar.

“Do ndalesha te projektet e reja me financim të brendshëm për vitin 2027, ku prioritet do kenë Elbasan-Qafë Thanë, segmenti Ura e Grykshit-Peqin, fazat e reja të Tiranë-Durrës, vijimi i aksit Kombinat-Ndroq-Plepa, qendra e monitorimit të trafikut, si dhe ndërhyrjet për stabilizimin e aksit Librazhd-Qafë Thanë”, deklaroi Karakaçi. Sipas ministrit, këto investime synojnë të përmirësojnë lidhjen mes qendrave ekonomike, standardet e rrjetit rrugor dhe sigurinë në qarkullim.

Tiranë-Durrës, zgjerimi deri në Urën e Dajlanit

Një nga projektet kryesore në programin e transportit rrugor është zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës. Karakaçi bëri të ditur se buxheti afatmesëm parashikon financimin e plotë të projektit deri në fazën e dhjetë të zhvillimit, që përfundon në Urën e Dajlanit në Durrës. Ministri konfirmoi gjithashtu angazhimin e buxhetit të shtetit për vijimin e bypass-it të Elbasanit, duke ndryshuar skemën fillestare të financimit të huaj. “Për shkak edhe të shqetësimeve të krijuara në trafikun aty ku mbaron sot Tiranë-Elbasan, tashmë është angazhimi i buxhetit të shtetit për të vazhduar me fondet e brendshme buxhetore për financimin e bypass-it të Elbasanit”, tha ai.

Projektet e reja për vitin 2028

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në planifikimin për vitin 2028, Ministria e Infrastrukturës parashikon vijimin e zgjerimit të Tiranë-Durrës, fazën e tretë të rrugës lidhëse Tiranë-Elbasan me Korridorin VIII, e njohur si bypass-i i Elbasanit, si dhe projekte të tjera për përmirësimin e aksesit në kryeqytet. Në këtë portofol përfshihen hyrja verilindore e Tiranës, rruga lidhëse me Rrugën e Arbrit dhe ndërtimi i hyrjes veriore që synon të anashkalojë Kamzën, duke lidhur autostradat e veriut me Unazën e Re të Tiranës.

Bypass-i i Tiranës, financim nga buxheti dhe BERZH

Sa i përket investimeve me financim të huaj, Karakaçi bëri të ditur se do të vijojë rehabilitimi i urave, përmbyllja e segmentit Qukës-Qafë Plloçë dhe nisja e projekteve të reja. Bypass-i i Tiranës është një prej projekteve të planifikuara. Sipas ministrit, pjesa e parë, rreth 10 kilometra, financohet nga buxheti i shtetit dhe punimet kanë nisur. Për vijimin e projektit, qeveria është angazhuar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa marrëveshja e financimit pritet të finalizohet gjatë këtij viti.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Integrimi varet nga 27 vendet e BE-së, Rama në Bruksel: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në fund të 2027

Para

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

Para
Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

nga Fast News
15:46 | 03/11/2026
0

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

nga Fast News
15:42 | 03/11/2026
0

Buxheti 2027, Karakaçi: Prioritet Elbasan-Qafë Thanë, Tiranë-Durrës dhe Kombinat-Ndroq-Plepa

Buxheti 2027, Karakaçi: Prioritet Elbasan-Qafë Thanë, Tiranë-Durrës dhe Kombinat-Ndroq-Plepa

nga Fast News
15:41 | 03/11/2026
0

Integrimi varet nga 27 vendet e BE-së, Rama në Bruksel: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në fund të 2027

Integrimi varet nga 27 vendet e BE-së, Rama në Bruksel: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në fund të 2027

nga Fast News
15:30 | 03/11/2026
0

Recent News

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

Shtyhet Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026”, do të zhvillohet në dhjetor

15:46 | 03/11/2026
Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

Ujitja dhe kullimi, 10 miliardë lekë investime në tre vite, Salla: Mbi 3 miliardë lekë financim çdo vit

15:42 | 03/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora