Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

nga Fast News
56 minutes më parë
në Aktualitet
0
Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shishet plastike dhe ambalazhet e pijeve mund të kthehen kundrejt rimbursimit të parave. Shqipëria synon të zbatojë një sistem të ri depozitimi dhe kthimi të ambalazheve, sipas një modeli që funksionon prej vitesh në disa vende europiane. Nisma ligjore, e hartuar nga Ministria e Mjedisit, është aktualisht në proces konsultimi publik. Sistemi, i njohur si DRS, parashikon që konsumatorët të paguajnë një depozitë gjatë blerjes së një pijeje dhe ta marrin atë mbrapsht kur dorëzojnë ambalazhin e përdorur në një pikë të autorizuar kthimi.

Ky mekanizëm zbatohet në Gjermani, ku depozita për shumë shishe plastike dhe kanaçe njëpërdorimëshe është 25 cent. Kroacia e ka sistemin në funksion që prej vitit 2006, ndërsa Rumania e nisi zbatimin në vitin 2023, me një depozitë prej 50 bani për ambalazh. Austria iu bashkua vendeve që zbatojnë këtë model në janar të vitit 2025.

Përvoja europiane tregon norma të larta kthimi të ambalazheve, të nxitura nga përfitimi financiar për konsumatorët. Në Gjermani, norma e kthimit raportohet të arrijë rreth 98%, ndërsa në Danimarkë kalon 90%. Për zbatimin e skemës në Shqipëri, projektvendimi parashikon krijimin e një infrastrukture të posaçme, që do të përfshijë makineri automatike për pranimin e ambalazheve, sisteme elektronike identifikimi dhe etiketa për gjurmimin e tyre. Kostot e ngritjes dhe funksionimit të sistemit do të mbulohen nga sektori privat, përfshirë prodhuesit, importuesit dhe operatorët e tjerë ekonomikë. Shpenzimet do të përfshijnë pajisjet, grumbullimin, transportin dhe administrimin e depozitave.

Sipas relacionit shpjegues, parashikohet një periudhë tranzitore deri më 31 dhjetor 2028 për ngritjen e plotë të sistemit. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar shuma që do të rimbursohet për çdo ambalazh, lista përfundimtare e produkteve që do të përfshihen apo organizimi konkret i pikave të kthimit.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Nuk paguan administrimin e pallatit? Mund të bllokohet prona në Kadastër

Para

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

Para
Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

nga Fast News
15:25 | 23/10/2026
0

Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

nga Fast News
14:47 | 23/10/2026
0

Nuk paguan administrimin e pallatit? Mund të bllokohet prona në Kadastër

Nuk paguan administrimin e pallatit? Mund të bllokohet prona në Kadastër

nga Fast News
14:27 | 23/10/2026
0

Blini lavatriçe apo frigorifer të ri? Dyqanet mund të detyrohen të marrin falas pajisjen e vjetër

Blini lavatriçe apo frigorifer të ri? Dyqanet mund të detyrohen të marrin falas pajisjen e vjetër

nga Fast News
13:59 | 23/10/2026
0

Recent News

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

15:25 | 23/10/2026
Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

14:47 | 23/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora