Transportit publik do t’i kompensohet nafta. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Vendimi është marrë në konsultim edhe me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
“Ne kemi diskutuar gjerësisht çështjen e rritjes së naftës dhe kemi marrë vendim me se do të vazhdojmë subvencionimin për naftën për transportin publik për një periudhë të pambuluar.
Jemi duke u kujdesur për çmimet e naftës dhe siç kemi thënë edhe më parë do të hartojmë një pasqyrë të çmimeve me bazë javore për të nxitur konkurrencën dhe për të orientuar qytetarët. Bordi i Transparencës është një mekanizëm i krijuar për një periudhë afat shkurtër”, pohoi ministrja Ibrahimaj.
Pak ditë më parë operatorët e transportit publik zhvilluan një takim me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës, ku u dakortësua për vijimin periudhës së kompensimit me vlerë 50 lekë për litër edhe për 4 muaj shtesë.








