Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bilanci pozitiv i turizmit/ Vetëm për 6 muaj, vendit i mbetën 957 milionë euro

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
Bilanci pozitiv i turizmit/ Vetëm për 6 muaj, vendit i mbetën 957 milionë euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Turizmi ka gjeneruar një vlerë të konsiderueshme në ekonominë e vendit. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë flasin për një bilanc pozitiv prej 957 milionë euro vetëm për 6 muajt e parë të vitit. Një shifër që del si diferencë e të ardhurave që turistët e huaj kanë shpenzuar në vend me paratë që shqiprarët kanë harxhuar jashtë.

Sipas statistikave të BSH-së, në 6 mujorin e parë të vitit 2026, shpenzimet e të huajve arritën në total, në 2.38 miliardë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90 për 6 mujorin e parë. Shpenzimet e të huajve për udhëtime janë rritur me 13.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Janë rreth 5.1 milionë shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në 6-mujorin e parë të këtij viti, me një rritje prej 6.2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq në rritje kanë qenë edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë. Kjo nxitur edhe nga shtimi i linjave direkte me kosto të ulët nga aeroporti Nënë Tereza.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për gjashtë muajt e parë të vitit shpenzimet e shqiptarëve për udhëtimet jashtë ishin 1.4 miliardë euro, me një rritje prej 9.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në gjashtë muajt e parë të vitit u shënuan gati 4.2 milionë dalje të shtetasve shqiptarë, me një rritje prej 5.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këto dinamika në tërësi kanë bërë që më shumë para të mbeten në vend. Sipas përllogaritjeve, turizmi ka rezultuar për pjesën e parë të këtij viti me një fitim prej 957 milionë euro.

Etiketa: aktualitet
Pas

Dërgesat e emigrantëve në nivele rekord, 621 milionë euro vetëm në 6 muaj

Para

Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë

Para
Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë

Pushimet ideale duhet të zgjasin 8 ditë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Standardet e BE-së dhe lehtësimi i procedurave, Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare

Standardet e BE-së dhe lehtësimi i procedurave, Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare

nga Fast News
20:13 | 11/11/2026
0

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

nga Fast News
19:45 | 11/11/2026
0

Shqipëria në top 3 destinacionet me rritjen më të shpejtë të udhëtimeve “solo”

Shqipëria në top 3 destinacionet me rritjen më të shpejtë të udhëtimeve “solo”

nga Fast News
19:20 | 11/11/2026
0

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

nga Fast News
18:59 | 11/11/2026
0

Recent News

Standardet e BE-së dhe lehtësimi i procedurave, Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare

Standardet e BE-së dhe lehtësimi i procedurave, Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare

20:13 | 11/11/2026
3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

19:45 | 11/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora