Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Standardet e BE-së dhe lehtësimi i procedurave, Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare

nga Fast News
14 seconds më parë
në Ekonomi
0
Standardet e BE-së dhe lehtësimi i procedurave, Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbështetja e bizneseve shqiptare për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian dhe lehtësimi i procedurave administrative ishin në fokus të mbledhjes së radhës së Këshillit të Investimeve, të drejtuar nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Gjatë takimit, ku morën pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe partnerë ndërkombëtarë, u prezantua analiza e Sekretariatit të Këshillit të Investimeve dhe rekomandimet për adresimin e sfidave që sipërmarrjet shqiptare hasin në procesin e integrimit europian.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se përafrimi me legjislacionin dhe standardet e BE-së nuk mjafton të mbetet vetëm në nivelin e miratimit të akteve ligjore, por kërkon edhe përgatitjen konkrete të ndërmarrjeve për të përmbushur kërkesat e reja në prodhim, shërbime dhe konkurrueshmëri. Në këtë kuadër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka nisur punën për një program të dedikuar për bizneset shqiptare. Ai do të zbatohet në disa faza, duke nisur me informimin mbi standardet horizontale, që zbatohen në të gjithë sektorët, dhe ato vertikale, që lidhen me industri të veçanta.

Një nga hapat kryesorë do të jetë vlerësimi i nivelit të përgatitjes së ndërmarrjeve përmes mbledhjes së informacionit drejtpërdrejt pranë bizneseve. Kjo do të shërbejë për të identifikuar nevojat konkrete për investime në teknologji, pajisje, ambiente dhe certifikime. Sipas Ibrahimajt, mbështetja për certifikimin dhe modernizimin e ndërmarrjeve është përfshirë edhe në programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, ndërsa po shqyrtohen instrumente të tjera financiare, përfshirë mundësinë e krijimit të granteve të dedikuara.

Një tjetër çështje e diskutuar ishte reduktimi i burokracive dhe barrierave administrative që ndikojnë në aktivitetin e sipërmarrjeve. Ministrja bëri të ditur se gjatë muajit dhjetor do të rinisin tryezat e konsultimit me sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në këto tryeza do të shqyrtohen procedurat për pajisjen me leje, licenca, autorizime dhe shërbime të tjera publike, me synimin për të identifikuar kostot dhe pengesat që hasin bizneset. Ibrahimaj ftoi përfaqësuesit e sipërmarrjes dhe shoqatat e biznesit të bëhen pjesë aktive e këtij procesi.

Në mbledhje u trajtuan gjithashtu çështje që lidhen me forcimin e sistemit të klasifikimit, monitorimit dhe inspektimit, përmirësimin e standardeve në turizëm dhe garantimin e zbatimit të njëtrajtshëm të kërkesave ligjore për të gjitha ndërmarrjet. Në fokus ishte edhe projektligji i ri “Për investimet në Republikën e Shqipërisë”, i cili ndodhet aktualisht në konsultim publik. Nisma synon krijimin e një kuadri ligjor në përputhje me standardet europiane, duke përfshirë mekanizma për mbrojtjen e investimeve, shqyrtimin e investimeve të huaja direkte dhe masa mbështetëse për investitorët. Ministrja theksoi se konsultimi me biznesin dhe partnerët ndërkombëtarë do të vijojë, ndërsa aktet nënligjore do të përgatiten dhe diskutohen paralelisht me projektligjin, me qëllim garantimin e një kuadri të plotë dhe funksional për investimet në vend.

Etiketa: aktualitet
Pas

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Standardet e BE-së dhe lehtësimi i procedurave, Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare

Standardet e BE-së dhe lehtësimi i procedurave, Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare

nga Fast News
20:13 | 11/11/2026
0

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

nga Fast News
19:45 | 11/11/2026
0

Shqipëria në top 3 destinacionet me rritjen më të shpejtë të udhëtimeve “solo”

Shqipëria në top 3 destinacionet me rritjen më të shpejtë të udhëtimeve “solo”

nga Fast News
19:20 | 11/11/2026
0

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

Buxheti 2027/ 24.5 miliardë lekë investime për Forcat e Luftimit

nga Fast News
18:59 | 11/11/2026
0

Recent News

Standardet e BE-së dhe lehtësimi i procedurave, Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare

Standardet e BE-së dhe lehtësimi i procedurave, Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare

20:13 | 11/11/2026
3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

19:45 | 11/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora