Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Ekonomia me ecuri pozitive”, Guvernatori analizon me delegacionin e Bankës Botërore gjendjen

nga Fast News
2 months më parë
në Ekonomi
0
“Ekonomia me ecuri pozitive”, Guvernatori analizon me delegacionin e Bankës Botërore gjendjen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia shqiptare vijon të shfaqë një ecuri pozitive, e mbështetur nga rritja ekonomike, përmirësimi i treguesve të punësimit dhe të ardhurave, si dhe ruajtja e stabilitetit financiar. Është kjo panorama që guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri gjatë takimit me delegacionin e Bankës Botërore, të përbërë nga Massimiliano Paolucci, Përfaqësues i Zyrës së BB-së në Shqipëri; Emilia Skrok, Menaxhere për Politikat Fiskale dhe Rritjen Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, vendet e BE-së, Moldavinë dhe Ukrainën; dhe Angella Montfaucon, Ekonomiste e Lartë për Shqipërinë.

Guvernatori nënvizoi se inflacioni vijon të jetë pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë, ndërsa zhvillimet e kursit të këmbimit dhe kushtet financiare mbeten faktorë të rëndësishëm në vendimmarrjen e politikës monetare.

Paolucci vlerësoi ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit makroekonomik e financiar, si dhe të vijimit të politikave të kujdesshme dhe të qëndrueshme ekonomike në mbështetje të rritjes së qëndrueshme.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore vlerësuan gjithashtu progresin e Shqipërisë në përafrimin e kuadrit ligjor dhe rregullator me standardet e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar vendin si një shembull pozitiv të progresit në rajon. Ata theksuan rëndësinë e vijimit të këtyre përpjekjeve për forcimin e mëtejshëm të kuadrit institucional dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit me tregun evropian.

Në këtë kuadër, Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), i cili ka sjellë përfitime të konsiderueshme për qytetarët, bizneset dhe ekonominë shqiptare, përmes transfertave ndërkufitare më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto më të ulët. Ai vlerësoi gjithashtu asistencën e Bankës Botërore në modernizimin dhe harmonizimin e infrastrukturës dhe kuadrit rregullator të pagesave me standardet evropiane.

Guvernatori u ndal veçanërisht në projektin e implementimit të TIPS Clone, sistemit shqiptar të pagesave të shpejta, i cili po zhvillohet si bashkëpunim mes Bankës së Shqipërisë, Bankës së Italisë, Bankës Qendrore Evropiane dhe sistemit bankar shqiptar. Ai bëri me dije se projekti ndodhet në fazën intensive dhe përmbyllëse të implementimit dhe synohet që sistemi të jetë operacional në nëntor 2026.

TIPS Clone do të mundësojë kryerjen e pagesave në kohë reale, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke rritur shpejtësinë dhe sigurinë e transaksioneve dhe duke ulur kostot e pagesave për qytetarët dhe bizneset. Implementimi i këtij sistemi përbën një hap të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës kombëtare të pagesave dhe në afrimin e saj me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

Guvernatori theksoi gjithashtu se përdorimi më i gjerë i pagesave elektronike pritet të gjenerojë kursime të konsiderueshme për sistemin financiar dhe ekonominë shqiptare, ndërsa do të kontribuojë në formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e përfshirjes financiare.

Etiketa: aktualitet
Pas

Projektligji në konsultim publik/ Rregulla të reja për shitjen, qiranë dhe transferimin e pronave shtetërore

Para

Ligjet e rinj të pronave/ Legalizimet mbyllen në 2028, përgjigje brenda 30 ditëve. Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave

Para
Ligjet e rinj të pronave/ Legalizimet mbyllen në 2028, përgjigje brenda 30 ditëve. Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave

Ligjet e rinj të pronave/ Legalizimet mbyllen në 2028, përgjigje brenda 30 ditëve. Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqiptarët ndryshojnë preferencë, po zgjedhin makinat e reja dhe elektrike

Shqiptarët ndryshojnë preferencë, po zgjedhin makinat e reja dhe elektrike

nga Fast News
10:31 | 12/11/2026
0

Franca rrit pagën minimale në mbi 1.500 euro nga 1 dhjetori

Franca rrit pagën minimale në mbi 1.500 euro nga 1 dhjetori

nga Fast News
10:13 | 12/11/2026
0

Standardet e BE-së dhe lehtësimi i procedurave, Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare

Standardet e BE-së dhe lehtësimi i procedurave, Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare

nga Fast News
20:13 | 11/11/2026
0

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

3 miliardë lekë për spitalet në 2027, ja ku do të investohen fondet

nga Fast News
19:45 | 11/11/2026
0

Recent News

Shqiptarët ndryshojnë preferencë, po zgjedhin makinat e reja dhe elektrike

Shqiptarët ndryshojnë preferencë, po zgjedhin makinat e reja dhe elektrike

10:31 | 12/11/2026
Franca rrit pagën minimale në mbi 1.500 euro nga 1 dhjetori

Franca rrit pagën minimale në mbi 1.500 euro nga 1 dhjetori

10:13 | 12/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora